Gazeta Shqiptare

Ambasadori Lu: Gjykatat mbaheshin peng nga të korruptuar­it

Reforma në drejtësi drejt dështimit?

-

Ambasadori

i SHBA në vendin tonë Donald Lu, e vlerëson ecurinë e procesit të vetingut në vendin tonë. I pyetur nga "BalkanWeb" lidhur me pretendime­t e disa njerëzve që kanë thënë se "reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon", ambasadori Lu ka shprehur qëndrimin e tij. Ai shprehet se me zbatimin e deritanish­ëm të procesit të vetingut, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, sepse nuk mundeshin të justifikon­in pasurinë e tyre të madhe. "Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar, sepse nuk mundeshin të justifikon­in pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se

NEGOCIATAT

Ende nuk është arritur një marrëveshj­e konkrete për detin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe dje pas raundit të tretë të bisedimeve mes grupeve negociator­e ende nuk ka një dokument të shkruar për delimitimi­n e zonave detare. MPJE njoftoi se takimi ishte konstrukti­v dhe në një klimë pozitive. kishin integritet­in e duhur për t'i shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin, sepse ka penguar funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsion­i që pengoi funksion- imin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vetingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vetingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë",shprehet ambasadori Lu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania