Gazeta Shqiptare

Eurot në Durrës, porositësi­t të arrestuar për kokainë e trafik makinash

Kush është Edi Lika, administra­tori i firmës që transporto­nte makinat me paratë Zbulohet e shkuara kriminale e Elvis dhe Alfred Vladit

- Ina Allkanjari

Pas bllokimit të sasisë prej 3.4 milionë euro sh dy ditë më parë në portin e Durrësit, zbardhen të tjera detaje lidhur me personat e përfshirë në këtë ngjarje. Kujtojmë se eurot ishin fshehur në pjesën e pasme të dy automjetet "Toyota" me tek derë, të ngarkuar në kamionin me targë AA 120SP së bashku me 7 automjete të tjera. Ndërkohë, burime thonë se 4 persona janë aktualisht në statusin e të ndaluarit. Edi Lika, administra­tori i firmës dhe trajlerit që transporto­nte makinat, djali i tij Klevi Lika që shoqëronte ngarkesën, shoferi i kamionit Agim Ceka dhe shtetasi Alban Mollaymeri janë ndaluar dhe pritet të përballen me disa akuza. Po sipas burimeve, edhe 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, konkretish­t Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Por administra­tori i firmës që transporto­nte makinat, Edi Lika nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në dy raste, ai është dënuar për krime në familje dhe në një të mëparshëm është përmendur në një aksident automobili­stik, kur mjeti - me të cilin ai udhëtonte bashkë me dy vajza, - u përplas me automjetin që drejtohej nga Ledio Ruçi, djali i kreut aktual të Kuvendit. Siç thonë burimet, 41- vjeçari Edi Lika ishte dënuar me "arrest shtëpie" për dy vite nga Gjykata e Apelit. Vepra për të cilën ai akuzohet është ajo e dhunës në familje ndaj të birit, Klevi Cani Lika. Ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 2017, sipas burimeve, dhe Edi Lika gjatë një dreke me familjen, pasi ka konstatuar se porosia nuk ishte e njëjtë me çfarë kishte kërkuar, ka qëlluar me shishe në kokë të birin. Lika është dënuar edhe më herët, po për dhunë në familje, ndaj bashkëshor­tes, ndërsa në vitin 2011, ai u arrestua për një aksident automobili­stik në Tiranë, gjatë të cilit humbi jetën një shtetase. Mjediset e firmës në rrugën "Niko Avrami", ku deklarohej se kryhej aktiviteti i auto servisit, ndodhen në një zonë periferike të Tiranës e njohur ndryshe si "Fusha e Druve". Ndonëse policia ka ushtruar kontrolle në këto mjedise, të hënën puna në këtë biznes vijonte normalisht. Gjithashtu edhe dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarjen në Portin e Durrësit, Elvis Vladi 38 vjeç dhe Alfred Vladi 33 vjeç, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim, nuk janë emra të panjohur për policinë. Të dy këta persona, të cilët dyshohet se janë porositësi­t e makinave që po transporto­heshin nga Belgjika në Dur- Edi Lika nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në dy raste, ai është dënuar për krime në familje dhe në një të mëparshëm është përmendur në një aksident automobili­stik, kur mjeti me të cilin ai udhëtonte bashkë me dy vajza u përplas me automjetin që drejtohej nga Ledio Ruçi, djali i kreut aktual të Kuvendit. Siç thonë burimet, 41- vjeçari Edi Lika ishte dënuar me "arrest shtëpie" për dy vite nga Gjykata e Apelit. organizate kriminale, për trafik droge, dhe posedim pasurie me anë të veprave penale. Ndërsa 33- vjeçari Alfred Vladi është arrestuar në vitin 2008, pasi dyshohet se bënte pjesë në një grup kriminal që trafikonte makina të vjedhura nga Franca në Shqipëri. Gjithashtu, zbulohet roli i një prej katër të arrestuarv­e deri më tani nga Policia e Shtetit, shtetasit Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Mësohet se Mollaymeri është personi që kontraktoi transportu­esit e makinave. Nuk dihet ende nëse Mollaymeri u porosit nga dy personat e shpallur në kërkim, por hetimet e mëtejshme të policisë pritet të hedhin më shumë dritë në këtë drejtim.

SEKUESTRIM­I

Rreth orës 15: 00 të së dielës në portin e Durrësit u bllokua një sasi e madhe parash cash në valutë të huaj. Konkretish­t rreth 3.4 milionë euro mësohet të jenë fshehur në pjesën e pasme të dy automjetet "Toyota", të ngarkuar në një kamion me 7 automjete të tjera. Burime nga policia bëjnë me dije se mjetet ' Toyota' ' Yaris' ku u gjetën eurot ishin nisur Belgjika, kaluan transit në Itali dhe dy net më parë u nisën nga Ankona për në portin e Durrësit. Bllokimi i makinave është bërë menjëherë sapo ka zbritur nga trageti që vinte nga Ankona. Raportohet se prerja e kartëmoned­have është 20- she, 50- she dhe 100- she. Gjithashtu, mësohet se mjetet ku u gjetën paratë, dhe mjetet e tjera të cilat ndodheshin në auto- tren, ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritete­t shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësi­n e mallit, ndërsa po kontrolloj­në edhe dokumentac­ionin e makinave. Në Portin e Durrësit mbërritën menjëherë krerët e policisë së këtij rrethi. Konkretish­t drejtori ashtu dhe nëndrejtor­i i Drejtorisë së Policisë së Durrësit po ndjekin nga afër hetimet dhe procedurat hetimore. Gjithashtu, policia ka nisur hetimet mbi dokumentac­ionin e mjetit, ndërsa mësohet se kamioni me targa AA 120SP ishte në pronësi të shtetasit Edi Lika. Dyshohet se paratë e sekuestrua­ra të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale. Në një prononcim për Neës24, gjyshi i Klevisit, i cili ndodhej në port thotë se nipi i tij kishte 3- 4 muaj që merrej me transporti­n e makinave dhe se djemtë e tij kanë një servis automjetes­h. "Policia erdhi në shtëpi dhe bëri kontrolle, nuk gjetën asgjë. Djali është kalama, është vetën 19 vjeç",- u shpreh gjyshi i Klevisit. Ndërkohë që makinat dhe shuma e eurove janë sekuestrua­r nga prokuroria për llogari të hetimeve. Por kjo histori po shoqërohet edhe nga një skandal politik, pasi katër ditë më parë, operacioni i Interpol u dekonspiru­a nga lideri i opozitës Lulzim Basha, që ka përdorur informacio­ne tepër konfidenci­ale duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacioni­n.

Gjithashtu, zbulohet roli i një prej katër të arrestuarv­e deri më tani nga Policia e Shtetit, shtetasit Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Mësohet se Mollaymeri është personi që kontraktoi transportu­esit e makinave. Nuk dihet ende nëse Mollaymeri u porosit nga dy personat e shpallur në kërkim, por hetimet e mëtejshme të policisë pritet të hedhin më shumë dritë në këtë drejtim.

 ??  ?? “Toyota Yaris” që u bllokua në Durrës
“Toyota Yaris” që u bllokua në Durrës
 ??  ?? Edi Lika, administra­tori i firmës dhe trailerit që transporto­nte makinat
Edi Lika, administra­tori i firmës dhe trailerit që transporto­nte makinat
 ??  ?? Elvis Vladi, i shpallur në kërkim
Elvis Vladi, i shpallur në kërkim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania