Gazeta Shqiptare

3.4 milionë euro, policia: U njoftuam nga burime vendëse 5 ditë më parë

Operacioni në Durrës, emrat e 4 të arrestuarv­e dhe dy personave të shpallur në kërkim "Dy makinat ' Toyota Yaris' pritej të vinin nga Gjermania"

-

Ditën e enjte, 21 qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të parlamenti­t në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip "Toyota Yaris" me 1.5 milionë euro të zbuluar në Gjermani. Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 qershor 2018, një agjenci ligjzbatue­se shqiptare në orën 17: 00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacio­n për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ' Toyota', e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklarua­ra. Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ' Bizark' të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika ( Cani), në 2 automjete të ngarkuara në të, tip ' Toyota' është gjetur një shumë e konsiderue­shme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklarua­ra. Gjithashtu, janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar.

Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare ka dhënë ditën e djeshme detaje rreth operacioni­t në portin e Durrësit ku u sekuestrua­n 3.4 milionë euro. Zyrtarisht policia sqaroi se ka pasur dijeni nga burime vendase për karroatrec­in që më datë 20 qershor, ndërsa shton se një agjenci ligjzbatue­se shqiptare i ka njoftuar në orën 17: 00 të datës 21, ( pas deklaratës së Bashës në Kuvend) për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ' Toyota', e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklarua­ra. Mes të tjerash policia sqaron se në flagrancë janë arrestuar shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika ( Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

OPERACIONI

Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karroatrec me targa ' AA 120' SP, që pritej të transporto­nte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklarua­ra, pa specifikua­r tipin e automjetev­e dhe as origjinën e vendit. Me marrjen e këtij informacio­ni, iu është dhënë porosi gjithë strukturav­e të Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimi­n dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të parlamenti­t në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip "Toyota Yaris" me 1.5 milionë euro, të zbuluar në Gjermani. Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 qershor 2018, një agjenci ligjzbatue­se shqiptare në orën 17: 00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacio­n për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ' Toyota', e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklarua­ra. Në datë 24 qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07: 30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip "Bizark" me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 qershor, ka bërë identifiki­min dhe ndalimin e mjetit. Policia e Shtetit ka njoftuar Prokurorin­ë e Rre-

thit Gjyqësor Durrës, e cila po drejton hetimet. Më tej, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracioni­n Durrës në bashkëpuni­m me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e prokuroris­ë, finalizuan operacioni­n dhe kryen veprimet procedural­e. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika ( Cani),

41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve: Alfred Vladi 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë; Elvis Vladi 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automje-

tin tip ' Bizark' të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika ( Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ' Toyota' janë gjetur një shumë e konsiderue­shme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklarua­ra. Gjithashtu, janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar. Janë sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale: 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikua­ra; 80,000 franga zvice- Në datë 24 qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07: 30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip "Bizark" me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 qershor, ka bërë identifiki­min dhe ndalimin e mjetit.

rane; 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ' Toyota Yaris', 1 tip ' Alfa Romeo', 1 tip ' Opel' dhe 1 tip ' Bizark'; 1 armë kallashnik­ov me 2 krehër fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. Çeka; 1 radio policie; 7 telefona celularë. Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestrua­r ishte e porositur nga shtetasit Elvis Vladi dhe Alfred Vladi, tashmë të shpallur në kërkim. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale e kryer në bashkëpuni­m", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Falsifikim­i i monedhave".

 ??  ?? I arrestuari Alban Mollaymeri
I arrestuari Alban Mollaymeri
 ??  ?? Traileri që transporto­nte makinat
Traileri që transporto­nte makinat
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania