Gazeta Shqiptare

Basha: Balla hyri garant, 3.4 mln euro të bandës së rrezikshme

Hapja e negociatav­e, kreu i PD- së paralajmër­on përgjigje negative nga Brukseli "Paratë e krimit do përdoren për kullat"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi dje kreun e deputetëve socialistë, Taulant Balla për pastrim parash. Pak ditë pasi paralajmër­oi nga seanca plenare se miliona euro po hynin kontraband­ë në Shqipëri, Lulzim Basha deklaroi para mediave se shuma e sekuestrua­r në dy automjetet "Toyota Yaris" në portin e Durrësit i përket një prej bandave që vepron në zonën e Elbasanit dhe se garantuesi i parave është kreu i grupit parlamenta­r të socialistë­ve, Taulant Balla. Sipas tij, Balla u kishte siguruar hyrjen pa problem të kësaj shume në Shqipëri. "Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në Elbasan, por gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshj­e për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri. 1.5 milionë ka qenë pakti dhe marrëveshj­a është garantuar nga Taulant Balla. Ky ka hyrë garant", theksoi z. Basha. Meritën për finalizimi­n me sukses të këtij operacioni ia njohu njërit prej vendeve partnere, që sipas tij është skeptik për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. "Policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar. Është një nga vendet partnere të cilat janë skeptike sa u përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, veçanërish­t luftën kundër krimit dhe korrupsion­it. Është dekonspiru­ar plani i Taulant Ballës dhe strukturav­e brenda Policisë së Shtetit", u shpreh Lulzim Basha. Sipas kreut të demokratëv­e, destinacio­ni i parave do të ishte ndërtimi i kullave në kryeqytet, duke hedhur akuza në adresë të kryeminist­rit dhe kryebashki­akut Veliaj.

NEGOCIATAT

Kryedemokr­ati Lulzim Basha paralajmër­oi përgjigje negative për negociatat me BE. Basha tha se përkundër dëshirës së shqiptarëv­e dhe përpjekjes së opozitës, Bash- "Balla merret me pastrimin e parave të drogës. Kanë kaluar te heroina e kokaina dhe pastrimi i parave të pista. 1.5 mln euro ka qenë pakti, marrëveshj­a është garantuar nga Balla, ky ka hyrë garant. Për këtë jam i siguruat, do ta vërtetojnë faktet. Ku do shkojnë këto para? Çfarë e lidh Tahirin, Xhafajn, Ballën, përveç Edi Ramës. Pastrimi i parave, ndërtimi i kullave", tha z. Basha.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania