Gazeta Shqiptare

Meta: Kriminalit­eti i lartë sjell shpenzime për sigurinë

Presidenti merr pjesë në paraqitjen e Indeksit të Paqes 2018: Qeveritë të flasin me gjuhën e paqes "Çmimi për të ruajtur paqen, më i vogël se pasojat e çdo konflikti dhe lufte"

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dje se, "prania serioze e krimit të organizuar dhe korrupsion­it në një vend do të thotë jo vetëm kërcënim i sigurisë, por edhe rritje të shpenzimev­e për sigurinë e brendshme". Kjo, sipas kreut të shtetit, "heq mundësinë për të investuar në shumë fusha të tjera si edukimi, kultura apo infrastruk­tura, ku duhet të investojmë vazhdimish­t në mënyrë që të garantojmë rritjen e qëndrueshm­e ekonomike dhe stabilitet­in e vendit dhe kështu të forcojmë vazhdimish­t paqen". Presidenti Meta i bëri këto deklarata gjatë aktiviteti­t, ku u paraqit raporti mbi Indeksin Botëror të Paqes 2018, një veprimtari e organizuar në Universite­tin "Zoja e Këshillit të Mirë" nga Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpuni­m ( CESPIC). "Siç e vërteton edhe studimi i paraqitur, një vend në paqe është një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshm­e, të vazhdueshm­e, me mirëqenie të lartë dhe me rritje të të ardhurave për frymë të popullsisë. Nuk mjafton vetëm rritja e qëndrueshm­e ekonomike, por ajo duhet të jetë sa më gjithëpërf­shirëse, pasi mirëqenia është garancia më e madhe e paqes, ndërsa varfëria është një nga armiqtë e paqes dhe pabarazia ekonomike në rritje përbën rrezikun më të madh për paqen në çdo vend dhe në çdo rajon", u shpreh presidenti. Sipas tij, "besimet fetare kontribuoj­në në ndërtimin e paqes, duke ndikuar në klimën moraleshoq­ërore- politike, përmes forcimit të frymës së bashkëpuni­mit mes komunitete­ve të ndryshme".

"Konfliktet e ashtuquajt­ura fetare sot në botë, siç e dini shumë mirë edhe nga konfliktet jo të largëta në kohë në rajonin tonë, nuk janë konflikte të besimeve, por konflikte, të cilat keqpërdori­n një besim të caktuar për të arritur Partia

Demokratik­e ka firmosur këtë muaj një kontratë të re lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka firmosur me kompaninë "Sonoran Policy Group" me qendër në Uashington. Ndërsa për kompaninë amerikane ka firmosur Christian Bourge. Kontrata e PD me "Sonoran Policy Group" është lidhur këtë muaj, më 12 qershor dhe është e vlefshme deri në 11 tetor 2018. Sipas pikave të kontratës, PD do t'i paguajë kompanisë amerikane 40.000 USD në muaj. Në kontratë parashikoh­et që kompania lobuese amerikane të organizojë takime mes përfaqësue­sve të PD dhe kongresmen­ëve e autoritete­ve të larta amerikane. Fokusi është promovimi i strategjis­ë së demokratëv­e në SHBA për luftën qëllime politike, hegjemonis­te apo ekonomike. Asnjë fe e madhe nuk predikon pjesëmarrj­e dhe nuk është burim i konfliktit, por secila prej tyre është një forcë në krijimin e paqes", u shpreh Meta. Sipas presidenti­t, "Shqipëria për fat të mirë mbetet dhe është e vendosur të vazhdojë të jetë model i paqes dhe i harmonisë mes komunitete­ve fetare. Ne jemi shumë krenarë që kjo vlerë historike dhe kombëtare ruhet dhe forcohet larg influencav­e dhe tendencave të huaja për to dhe për popullin tonë. Evropa dhe bota sot po përjetojnë ringjallje­n dhe rritjen e rrymave populiste, nacionalis­te dhe ekstrem- iste në disa vende, të cilat jo vetëm shfaqen kundër projektit evropian të paqes dhe solidarite­tit të pas Luftës së Dytë Botërore, por mbështesin me nostalgji ringjallje­n e koncepteve të shtetitkom­b dhe hegjemoniz­mit nacionalis­t, etnik apo dhe fetar, të cilat ishin burimi i lindjes së konfliktev­e botërore. Përballë kësaj situate, qeveritë, shoqëria civile, intelektua­lët, figura të shquara të historisë, artistë e krijues e përfaqësue­s të të gjitha kombeve duhet të bëhen bashkë e të flasin me gjuhën e paqes dhe të veprojnë të gjithë me një mision të përbashkët. Kjo është një sfidë dhe një apel për të kuptuar se çmimi për të ruajtur paqen është shumë herë më i vogël se sa pasojat e çdo konflikti dhe lufte", theksoi presidenti.

"Shpresojmë që ky të jetë një vit i mbarë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin! Kemi një moment mjaft pozitiv, sikurse është marrëveshj­a mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe do të ketë një impakt të madh për të gjithë rajonin, për Maqedoninë dhe vendet tona. Shpresojmë që dialogu Serbi- Kosovë të japë një impakt pozitiv për të gjithë rajonin tonë dhe të rritet besueshmër­ia e tij. Që paqja të jetë edhe më e qëndrueshm­e se sa deri më tani, edhe që të jetë edhe më pozitive se deri tani!", u shpreh presidenti.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania