Gazeta Shqiptare

Çështja çame, Kotzias: Nuk kemi diskutuar për këtë në negociata

Negociatat me Shqipërinë, vendos sot Këshilli i Punëve të Përgjithsh­me në BE "Vorio- Epiri, pjesë e Shqipërisë, nuk ndryshojmë kufijtë"

-

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kot zias u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të hapin negociatat me Shqipërinë. Me nismë të ministrit grek të Punëve të Jashtme u mblodh dje në Luksemburg grupi "Miqtë e Shqipërisë" në Këshillin e ministrave të Jashtëm të BEsë. Në takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë, Maltës, Qipros si dhe vende të tjera anëtare të BE- së dhe Përfaqësue­sja e Lartë për Politikën e Jashtme të BEsë, Federica Mogherini. Në një intervistë për "euroactive", Kotzias tha: "Sipas mendimit tonë, që kur Komisioni Europian caktoi këtë verë vizionin për të filluar negociatat formale me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ne na duhet ta mbajmë premtimin që bëmë. Unë do të doja t'u bëja një apel të gjitha palëve për të kuptuar se me këto vende ka me të vërtetë probleme. Ne i kemi vënë ato në radhë të parë, por duke i bashkuar me një proces monitorimi dhe shqyrtimi, ata mund t'i zgjidhin ato në mënyrë më efikase", - deklaroi ai. "Unë u kam thënë homologëve të mi se ata mund të jenë aq të rreptë sa të duan, por ne nuk duhet ta bllokojmë atë perspektiv­ë. Kam frikë se nëse Maqedonisë nuk i jepet një datë për pranim, të gjitha këto përpjekje që kemi bërë me sakrifica dhe kompromise të mëdha nga të dyja palët, mund të vihen në rrezik. Për më tepër, nëse një nga dy vendet fillon negociatat, dhe le të themi, Shqipëria lihet jashtë, kjo do të krijojë një gjendje paqëndrues­hmërie në rajon", - theksoi ministri grek. Greqia është mike e të gjitha vendeve të Ballkanit, vijoi Kotzias duke shtuar se, "kemi një miqësi të madhe tradiciona­le me Serbinë, por me të vërtetë pyes veten: për sa kohë do të qëndrojë Shqipëria duke parë Serbinë të ecë, përshpejto­jë dhe përfundojë negociatat, ndërsa Tirana nuk i ka filluar fare? Këto janë faktorë destabiliz­ues, sepse qeveritë nuk do të arrijnë t'i mbijetojnë. Dhe ndryshimet në rajonin e Ballkanit, përveç Greqisë, nuk kanë qenë kurrë të lehta apo të këndshme". Në lidhje me çështjen çame, Kotizas tha: "Ne nuk e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat ( negociatat) nuk ka pasur asnjëherë pyetje për Çamërinë. Na akuzojnë madje se po dorëzojmë Vorio- Epirin. Nëse nuk e kanë kuptuar me traktatet ndërkombët­are dhe Aktin Final të Helsinkit, Vorio- Epiri është pjesë e Shqipërisë dhe ne nuk kemi aspak ndërmend të ndryshojmë kufijtë. Këto janë psikoza që janë të këqija në vend dhe nuk kanë të bëjnë aspak me politikën evropiane të dialogut dhe kompromisi­t".

VENDIMI

Ndërkohë, pritet që Shqipëria të mësojë sot fatin e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithsh­me, pjesë e Bashkimit Europian, do të diskutohet sot mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian dhe mbi kërkesën e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në përgjigje të kërkesës së "Ora News", zëdhënësi i Këshillit Europian tha se çështja e zgjerimit diskuto- "Samiti i BE- së për krizën e refugjatëv­e shpoi tullumbace­n gjigante të lajmit të rremë për kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propagandu­ar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s'ka asnjë lidhje me planet e BE- së për refugjatët. Mos t'ua harrojmë këtë turp", shkroi dje kryeminist­ri Rama, duke hedhur poshtë zërat për 600 mijë sirianë.

het pikërisht sot nga Këshilli i Punëve të Përgjithsh­me të Bashkimit Europian, ndërsa përfundime­t e kësaj mbledhjeje mund të mbështeten ose jo në mbledhjen e liderëve në datën 28 dhe 29 qershor. Pra, çështja e negociatav­e do të diskutohet vetëm ditën e nesërme dhe do t'i paraqitet për miratim Këshillit në 28 qershor. Në mbledhjen e Këshillit të datës 28- 29 qershor do të diskutohet mbi 3 tema kryesore, të cilat janë emigracion­i, politikat e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe çështjet ekonomike dhe financiare. Gjithashtu, liderët e BE- së do të adresojnë edhe çështjen e BREXIT dhe eurozonës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania