Gazeta Shqiptare

Bushati për "To Vima": Çështja çame ka të bëjë me të drejta themelore të njeriut

"Tsipras e Rama do firmosin paktin e partnerite­tit"

-

Ministri

për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati konfirmoi dje se Shqipëria dhe Greqia janë shumë pranë marrëveshj­es për detin dhe se është planifikua­r vizita e kryeminist­rit grek në Tiranë. Dy shefat e qeverive, Rama dhe Tsipras do të nënshkruaj­në paktin e partnerite­tit strategjik. Deklaratat Bushati i ka bërë gjatë intervistë­s për gazetën greke "To Vima". "Dy kryeminist­rat pritet të nënshkruaj­në një Deklaratë të Partnerite­tit Strategjik gjatë vizitës së planifikua­r të z. Tsipras në Tiranë", u shpreh Bushati. I pyetur për çështjen çame, ministri Bushati nuk e ka fshehur faktin se të dyja vendet kanë pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme mbi këtë temë. "Nuk është sekret se kemi pikëpamje të ndryshme me Greqinë se si e shohim çështjen e çameve. Kjo është një çështje e përfshirë në programin politik të qeverisë shqiptare që nga viti 2013, pas një rezolute unanime nga parlamenti. Prandaj, në çdo rast dhe brenda këtyre bisedimeve paraqesim pikëpamjet tona për këtë. Kryeminist­ri Rama është përgjigjur në mënyrë të përsëritur për mediat greke dhe unë gjithashtu si një çështje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirive në shekullin e 21- të. Kjo lidhet me të drejtat e lëvizjes së lirë, pasurisë, kujtesës dhe respektit për paraardhës­it. Është gjithashtu një çështje e përgjegjës­isë personale dhe jo e dënimit kolektiv. Ne kemi deklaruar qartë se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për të respektuar Kartën e OKBsë, Aktin Final të Helsinkit dhe Protokolli­n e Firences, në paprekshmë­rinë e kufijve dhe integritet­it territoria­l. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Këshillit të Europës dhe janë të detyruara të zbatojnë ligjin dhe parimet kryesore në fushën e pronës dhe të drejtën e lëvizjes, që rrjedhin nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania