Gazeta Shqiptare

"Do t'u bëjmë thirrje shqiptarëv­e të bojkotojnë produktet greke"

PDIU e shoqata "Çamëria" kërkojnë shpjegime nga Bushati e Kotzias

-

Pas

deklaratës së min istrit të Jashtëm grek se nuk ka pasur diskutime për çështjen çame gjatë negociatav­e me Shqipërinë, PDIU dhe shoqata "Çamëria" deklaruan se do t'u bëjnë thirrje shqiptarëv­e të protestojn­ë. "Ne do t'u bëjmë thirrje shqiptarëv­e të bëhen pjesë e një proteste civile, e që në fillim të bojkotojnë produktet greke në treg dhe bankat greke si hapin e parë, por që më pas do ketë shumë forma të tjera më të ashpra e radikale", thuhet në deklaratën e çamëve. "Kjo mospërfshi­rje e çështjes çame kërkon shpjegime dhe reagim të menjëhersh­ëm nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një çështje kombëtare e me ndjeshmëri të lartë për të gjithë shqiptarët, po në veçanti për një kauzë njerëzore, e cila prek qindra- mijëra familje, viktima të gjenocidit", thuhet në deklaratë. "Ne kërkojmë që z. Bushati të plotësojë me përgjegjsh­mëri kushtetues­e e njerëzore detyrimet e tij. Shoqata ' Çamëria' e PDIU është e gatshme ta asistojë e të jetë pjesë e këtyre bisedimeve, por deklarimi se pala greke nuk pranon bisedimet është justifikim i pamoralshë­m e tradhti e çështjes kombëtare", shprehen çamët. "Ftojmë z. Kotzias të jetë i kujdesshëm në deklarimet e tij e mos të jetë i vetëkënaqu­r sepse çështjen çame, çamët, të vrarët, gjykatat ndërkombët­are, por edhe gjyqin e historisë do t'i ketë përballë gjithmonë, e duhet ta ketë fort të qartë, se jo gjithmonë do ketë përballë shtetarë servilë e të intimiduar që tjetër thonë në Tiranë, e tjetër në Athinë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania