Gazeta Shqiptare

Civici: Çdo shqiptar lind me një borxh prej 3 mijë euro

Konferenca "Borxhi publik dhe efektet e tij në ekonomi"

-

encën "Borxhi publik dhe efektet e tij në ekonominë e Shqipërisë". Pavarësish­t nismës së qeverisë për uljen e borxhit publik përsëri ai mbetet një shqetësim për ekonominë. Institucio­net ndërkombët­are financiare dhe ekspertët e vlerësojnë me risk pasi vendi ynë nuk e përdor borxhin publik për investime, por për të mbuluar gropat e të ardhurave në buxhet. Eksperti Ardian Civici thotë se çdo shqiptar që lind aktualisht ka 3 mijë euro borxh, ndërsa e cilëson të vështirë sfidën për të ulur borxhin nën 60%. "Çdo shqiptar sot ka aktualisht rreth 3 mijë euro që kur lind. Pra, relativish­t në raport me numrin e popullsisë, por edhe krahasuar me vendet e rajonit jemi vendi me nivelin më të lartë të borxhit, qoftë në raporti me PBB, qoftë në raport me këtë detyrim që përmenda për çdo individ",tha Civici. Eksperti Arben Malaj ish- ministër i financave e lidh nivelin e borxhit publik me politikbër­jen. Malaj sygjeron që miratimi i buxhetit dhe i borxhit publik në parlament të bëhet me shumicë të cilësuar. "Në këtë aspekt unë mendoj që politikat fiskale duhet të jenë të kujdesshme, nuk duhet të ndryshojnë shpesh. Rritja e të ardhurave duhet të vijë nga përmirësim­i i administri­mit, i cili duhet të vijë me reforma, jo me veprime arbitrare. Por, ne nuk arritëm të kemi ligjin organik të buxhetit me shumicë të cilësuar. Ligji aktual i buxhetit është me shumicë të thjeshtë, mund të jetë një moment që të kalojë me shumicë të cilësuar",- tha Malaj. Aktualisht Shqipëria e ka nivelin e borxhit publik 68.6% ndërsa synon që deri në fund të këtij mandati niveli i borxhit publik të arrijë nën 60%.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania