Gazeta Shqiptare

Vasilika Vjero: Bizneset me shkelje, mbyllje aktiviteti 30 ditë

Vijon aksioni në zonat turistike, do të kalojnë në ditë 20 mijë subjekte Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve: Zero tolerancë

-

Bizneset në zonat tur istike që shkelin ligjin, duke fshehur të ardhurat apo duke mos deklaruar punonjësit, rrezikojnë mbyllje të aktiviteti­t për një periudhë 30 ditore në kulmin e sezonit. Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Vasilika Vjero, ka theksuar se administra­tat tatimore do të ketë zero tolerancë ndaj subjekteve që zhvillojnë aktivitet në kundërshti­m me ligjin. Vjero bëri me dije se për bizneset e rregullta do të ketë reduktim kontrolles­h, ndërsa për ato që ka të dhëna se janë problemati­ke, do të ketë shtim të kontrollev­e. Në të gjithë vijën bregdetare do të kontrolloh­en 20 mijë biznese.

AKSIONI

Një pjesë e subjekteve që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në zonat bregdetare, vijojnë të punojnë në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistrua­r në organet tatimore, duke mos regjistrua­r punonjësit si dhe mos lëshuar kuponin tatimor. Fakti është bërë publik nga drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Vasilika Vjero, e cila ka deklaruar, se administra­ta tatimore do të ketë tolerancë zero ndaj tyre, duke u mbyllur, gjobitur dhe kallëzuar penalisht për aktiviteti­n që ata kryejnë. "Dëshirojmë t'ju drejtohemi publikisht këtyre sipërmarrj­eve për t'iu thënë se nuk do të ketë asnjë tolerancë nga administra­ta tatimore në funksion të zbatimit të ligjshmëri­së së këtyre bizneseve deri në mbyllje të aktivitete­ve të tyre për një periudhë 30 ditore çka do të dëmtonte realisht aktiviteti­n e tyre. Sigurisht që ne nuk e dëshirojmë një gjë të tillë, por përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Ndaj zero tolerancë për këdo që mendon se mund të ushtrojë aktivitet të paligjshëm apo mendon se mund t'iu devijojë detyrimeve ligjore",- tha Vjero. Vjero nënvizoi faktin, se gjatë sezonit turistik, shumë biznese kryesisht në zonat bregdetare, riaktivizo­hen dhe intensifik­ojnë veprim- tarinë e tyre, në funksion të fluksit të qytetarëve. Sipas saj, kjo ka bërë që administra­ta tatimore të jetë gjatë gjithë kohës në terren, për të parandalua­r subjektet e tilla që të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre, duke qenë se janë tërësisht jashtë kontrollit të in- stitucione­ve. "Ne, gjejmë rastin të falënderoj­më të gjithë ata tatimpague­s, të cilët iu përgjigjën pozitivish­t thirrjes sonë për t'u vetëkorrig­juar dhe për të vetëdeklar­uar detyrimet e tyre. Kjo do të thotë deklarim i xhiros reale, pra si rrjedhim xhiro më e lartë, përdorim i kuponit tatimor, faturim i ndershëm. Të gjitha këto në funksion të nxitjes së konkurrenc­ës së ndershme, regjistrim të numrit të të punësuarve dhe të pagesave të kontribute­ve për ta. Ndaj për këto sipërmarrj­e, të cilat tregojnë përgjegjsh­mëri në ushtrim e aktiviteti­t të tyre administra­te tatimore do të vijojë të ketë një qasje shumë pozitive, duke reduktuar kontrollet tatimore për sa kohë ata do të vijojnë të vetëdeklar­ojnë dhe paguajnë rregullish­t detyrimet. E kundërta do të ndodhë me ata tatimpague­s, të cilët kërkojnë t'i fshihen administra­tës tatimore. duke krijuar së pari, një pandershmë­ri në konkurrenc­ë e së dyti, duke shmangur detyrimet ligjore",- tha Vjero. Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, ftoi të gjithë qytetarët që të bashkëpuno­jnë në luftën kundër informalit­etit, duke refuzuar pagesat nëse nuk iu jepet kuponi tatimor. Gjithashtu, çdo i punësuar mund të denoncojë raste të mospagesav­e të kontribute­ve për punën e kryer.

 ??  ?? Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Vasilika Vjero
Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Vasilika Vjero

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania