Gazeta Shqiptare

Tjetër dështim i Antikrimit Ekonomik, lirohet mashtruesi

Pronarët e tokës u gënjyen nga ndërtuesi: Policia u bë palë me të Lëngata e familjes Hametaj: Ja si na e grabitën tokën

-

Na e kanë vjedhur pronën në bash këpunim me seksionin e Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës". Kjo është lëngata e familjes Hametaj. Prej më shumë se 2 vitesh ata trokasin në dyert e Policisë së Tiranës dhe konkretish­t në Seksionin e Krimit Ekonomik, i cili drejtohet nga Marsel Dulaj. Ata kërkonin ndihmë për të zgjidhur konfliktin me ndërtuesin që u ka marrë pronën dhe nuk u ka dhënë pjesën që u takon nga ndërtimi sipas kontratës. Familja Hametaj tregon se policia jo vetëm nuk u ka zgjidhur konfliktin, por Marsel Dulaj është bërë palë me ndërtuesin Dritan Llanaj. "Vetë na thanë ' ua çfarë qenka bërë këtu'. Inxhinieri­t i thanë ' inxhinier je për të vajtur në burg'. Kur sot, ndërtuesi vajti në burg dhe doli. Ne po e shohim qartë që këtu e ka vjedhur pronën bashkë me grupin që ka pasur", thonë ata. Specialist­ët e Krimit Ekonomik pas thirrjeve të pafundme të familjarëv­e Hametaj, kanë shkuar në objekt dhe kanë bërë një akt ekspertimi. Policët e dër- guar në terren i kanë dhënë të drejtë familjes, por pas përfundimi­t të këtij akt ekspertimi, titullari i seksionit, Marsel Dulaj nuk ua ka vënë në dispozicio­n familjes dhe as i ka takuar. "U kemi thënë specialist­ëve të Krimit Ekonomik me detaje se çfarë ka ndodhur në pronën tonë. Pas pak kohësh kanë sjellë një grup inspektimi me specialist­ë të Krimit Ekonomik dhe u bë një inspek- tim që nga themeli deri në çati për ndërtim pa leje dhe për të gjithë mungesën e dokumentac­ionit. Dhe sot e kësaj dite që flasim ne, ky akt ekspertimi nuk na është vënë në dispozicio­n nga Kri- mi Ekonomik", thonë anëtarët e familjes Hametaj.

Denoncuesi­t pretendojn­ë se për t'u mbyllur gojën atyre dhe për t'ia kaluar topin gjykatës, shefi i Krimit Ekonomik, Marsel Dulaj, ka arrestuar ndërtuesin, por e ka çuar pa prova për masë arresti në gjykatë. Kjo e fundit e ka zhvlerësua­r menjëherë masën e kërkuar, duke kaluar në ekstremin e "detyrimit për paraqitje" dy herë në muaj në prokurori. "Diku mbas 10 ditësh, gjykata e lëshoi. Mesa dimë ne me ' detyrim paraqitje', se provat që ka çuar policia nuk janë të mjaftueshm­e për të vërtetuar paligjshmë­rinë", thonë ata. Ky është rasti i dytë i një dështimi të bujshëm të sektorit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës. Pak ditë më parë, gjykata dhe prokuroria shfrynë "tullumbace­n" e kontraband­ës së kafesë dhe cigareve. I trumbetuar si një operacion pjesë e "Forcës së ligjit", ai rezultoi nul, pas lirimit të të arrestuarv­e dhe mungesës së provave.

 ??  ?? Shefi i Krimit Ekonomik, Marsel Dulaj
Shefi i Krimit Ekonomik, Marsel Dulaj
 ??  ?? Denoncuesi­t e familjes Hametaj
Denoncuesi­t e familjes Hametaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania