Gazeta Shqiptare

U gjet i vdekur në burg, familjarët: Aleksandri­n e vrau shteti francez

Bashkëshor­tja e 38- vjeçarit në "News 24": S'ka pasur lidhje me masakrën e Nicës “E eliminuan për 2- 3 muaj, i ngulën gjilpërë”

-

Aleksandri­n e eliminuan për 2- 3 muaj. I ngulën gjilpërë”. Kështu ka deklaruar vëllai i Aleksandër Hasallës, i cili dy javë më parë u gjet i vdekur në një burg të Francës. Familjarët e 38- vjeçarit, në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24” kanë dyshime të forta se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa akuzuan shtetin francez se ka gisht në vdekjen e tij. Ata thanë se ai shkoi fillimisht me bashkëshor­ten dhe kërkuan azil për të nisur atje së bashku një jetë të re. Pas ardhjes në jetë të djalit, shteti francez kërkoi kthimin e tyre mbrapsht në atdhe dhe kështu bënë, u rikthyen të tre. Më pas, në dhjetor të vitit 2016, Aleksandri ka shkuar për t’u interesuar për dokumentet e të birit. Në 12 dhjetor të 2016- ës, para se të kthehej, policia e ka ndaluar duke e akuzuar se kishte shitur armën, e cila u përdor në masakrën e ndodhur në Nicë ku mbetën të vrarë e të plagosur me dhjetëra persona. Aleksandri ka insistuar fort se ishte i pafajshëm, ndërsa gjatë qëndrimit në burg ai dërgonte shumë letra tek familjarët. Ndër të tjera, ai theksonte gjendjen e rënduar shpirtëror­e dhe mallin që kishte për familjen dhe mbi të gjitha për të birin. Familjarët e tij nuk e pranojnë kurrsesi versionin e vetëvrasje­s, madje ata shprehen se shteti francez e ka vrarë Aleksandri­n. Ata kërkojnë të vërtetën dhe deri më tani askush nuk iu thotë asgjë. “Ne ishim në shëtitoren e Nicës kur ndodhi sulmi terrorist. Do shkonim të shihnim fishekzjar­rët. Edhe ne mund të ishim vrarë. Ishim bashkë me djalin e bashkëshor­tin. Aleksandri punonte dhe atje u njoh edhe me çiftin që gjoja u ka shitur armën. Unë nuk e njoh çiftin shqiptar. Mbaj mend që u kthyem nga mesi i gushtit, më sollën letër që të largohesha nga Franca dy ditë pasi linda. Nëse do të qëndronim, do ishte me dënim. Aleksandri u rikthye më 19 shtator për të marrë certifikat­ën e djalit, ta regjistron­im, që ne më pas të shkonim sërish atje. Aleksandri nuk kishte asnjë lidhje me atë që ndodhi. Kur erdhi prapë në Shqipëri, më solli certifikat­ën e djalit për të bërë pasaportën. Atje u ndalua dhe më thanë që u arrestua se ka shitur armë. Pas një muaji, më mori në telefon dhe më tha që as vetë nuk e kuptonte pse ishte arrestuar. Në mars të këtij viti dukej në gjendje depresioni”, tha bashkëshor­tja e tij, Liliana. “E eliminuan për 23 muaj, i ngulën gjilpërë”, po- hoi vëllai i Aleksandri­t.

AVOKATJA E ALEKSANDRI­T

“Ajo thoshte që kishte dyshime, jo se ishte i përfshirë. Avokatja ishte e bindur që Aleksandri ishte i pafajshëm dhe thoshte që do bënte të pamundurën për ta shpëtuar. Na telefonuan nga Parisi dhe na thanë kur mund të sjellim trupin, kur ne e kemi Në masakrën e Nicës që daton 14 korrikun e vitit 2016 humbën jetën 86 persona dhe mbetën të plagosur 450 të tjerë, pasi një terrorist u fut me kamion mes turmës së njerëzve. Aleksandër Hasalla u arrestua pasi dyshohej se i ka dhënë një armë terroristi­t Lahouaiej- Bouhlel, që kreu sulmin. Sipas policisë franceze, 38- vjeçari Hasalla e kishte marrë armën nga një çift shqiptar.

varrosur. I thashë drejtoresh­ës së burgut atje që pse nuk e vëzhgonit një person që ishte në depresion. Ajo më tha që vetëm një orë vëzhgohej. Nuk e di pse s’e

dinin që trupin e kishim marrë dhe ne e varrosëm në Peqin. Avokatja e tij s’e dinte fare që ai kishte ndërruar jetë”, u shpreh motra e Aleksandër Hasallës.

 ??  ?? Pjesëtarët e familjes Hasalla në “News 24”
Pjesëtarët e familjes Hasalla në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania