Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Gazmend Çollakut, Apeli dënon me burg përjetë Denis Shtrazën

Ngjarja e janarit të 2016- ës, ja si u rrëmbye dhe u vra 40- vjeçari nga Durrësi Gjykata la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë

-

Gjykata Apelit për Krimet e Rënda dje vendosi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Denis Shtrazës, i cili u shpall fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Më 19 mars të këtij viti, 32- vjeçari u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, dënim që tashmë u konfirmua edhe nga Apeli. Më 6 janar të vitit 2016, Çollaku u rrëmbye nga katër persona në parkingun e një lokali në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit, ku 3 prej autorëve mbanin veshur jelekë me mbishkrimi­n "Policia". Autorët e krimit e kanë marrë me force 40vjeçarin dhe e kanë futur në automjetin e tyre tip "Audi A6" me ngjyrë të zezë. Një ditë më vonë, Gazmend Çollaku u gjet i vrarë me plumb në kokë dhe i lidhur këmbë e duar në fshatin Murqin të Fushë- Krujës. Policia menjëherë pas ngjarjes ndaloi Denis Shtrazën dhe ish- efektivin e policisë, Ervin Dalipajn, por për mungesë provash, ata u liruan. Më pas, Shtraza u arrestua me urdhër të prokuroris­ë, ndërsa Dalipaj u shpall në kërkim. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat mafioz më 7 prill të vitit 2017 në Sukth, ndaj dhe hetimet ndaj tij u pushuan. I vetmi i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut ishte Denis Shtraza. Sipas prokuroris­ë, Shtraza kishte fajësuar Çollakun për plagosjen e tij në vitin 2013. Atij iu bë atentat, por mbeti i plagosur. Kështu, prokuroria thotë se Shtraza ishte betuar se do të hakmerrej për plagosjen dhe se e dinte se kush e kishte bërë atë, duke akuzuar Gazmend Çollakun. Shtraza, së bashku me ishefektiv­in e policisë Ervin Dalipajn kanë dhënë deklarata kontradikt­ore në prokurori. Një nga provat më të forta të prokuroris­ë kanë qenë testet e ADN- së. Gjaku i Shtrazës është gjetur në mjetin e Dalipajt, me të cilin u rrëmbye dhe u vra Gazmend Çollaku. Edhe gjaku i viktimës është gjetur në bagazhin e mjetit tip "Benz" të të ndjerit Dalipaj. Me gjithë ekspertime­t që i janë bërë mjetit, nuk u mundësua dot që nga GPS- i i tij të nxirreshin të dhëna të sakta për itinerarin që ai ka përshkruar ditën e rrëmbimit të Çollakut. Denis Shtraza dhe Gazmend Çollaku mësohet se kanë pasur miqësi në burg, ku kanë vuajtur dënime për vepra penale të ndryshme. Ky ka qenë edhe një argument i mbrojtjes se Shtraza nuk ka pasur motiv që ta ekzekutojë të ndjerin. Mirëpo, prokuroria pretendon se Shtraza ka akuzuar Çollakun për atentatin që i është bërë atij në vitin 2013.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata theksonte faktin se gjurmët e gjakut të gjetura në makinën në pronësi të Ervin Dalipajt, ish- oficerit të ekzekutuar në një atentat mafioz në Durrës vitin e kaluar janë të viktimës Gazmend Çollaku. Për faktin se Denis Shtraza është ndaluar pak orë pas ngjarjes, duke udhëtuar me Dalipajn me makinën ku u gjetën njollat e gjakut të viktimës, gjykata ka krijuar bindjen se ai është një prej

autorëve të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së 40- vjeçarit. Gjithashtu, sipas gjykatës rezulton e provuar që viktima nuk kishte njohje me Dalipajn dhe nuk ekziston asnjë mundësi që ai të ketë udhëtuar me makinën "Mercedez Benz". Mendohet se njollat e gjakut mund të kenë mbetur në automjet, nga kontakti direkt i vik- Më 6 janar të vitit 2016, Gazmend Çollaku u rrëmbye nga katër persona në parkingun e një lokali në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit, ku 3 prej autorëve mbanin te veshur jelekë me mbishkrimi­n "Policia". Autorët e krimit e kanë marrë me forcë 40vjeçarin dhe e kanë futur në automjetin e tyre tip "Audi A6" me ngjyrë të zezë. Një ditë më vonë, Çollaku u gjet i vrarë me plumb në kokë dhe i lidhur këmbë e duar në fshatin Murqin të FushëKrujë­s. Në lidhje me vrasjen e Gazmend Çollakut u akuzua edhe ish- oficeri i policisë së Tiranës, Ervin Dalipaj. Policia menjëherë pas ngjarjes ndaloi Denis Shtrazën dhe ish- efektivin e policisë, Ervin Dalipajn, por për mungesë provash, ata u liruan. Më pas, Shtraza u arrestua me urdhër të prokuroris­ë, ndërsa Dalipaj u shpall në kërkim. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat mafioz më 7 prill të vitit 2017 në Sukth, ndaj dhe hetimet ndaj tij u pushuan.

timës me automjetin, çka do të thotë se trupi i pajetë i tij është transportu­ar me makinën në pronësi të Dalipajt, ose janë lënë nga ndonjë mjet i fortë me të cilin është goditur Gazmend Çollaku. Ndërkaq, në seancën e 19 marsit të këtij viti, Shtraza nëpërmjet avokatit mbrojtës, Neshat Fana kërkoi pafajësi.

 ??  ?? Viktima Gazmend Çollaku
Viktima Gazmend Çollaku
 ??  ?? I dënuari Denis Shtraza
I dënuari Denis Shtraza
 ??  ?? Seanca gjyqsore
Seanca gjyqsore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania