Gazeta Shqiptare

Vetingu, gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj rikonfirmo­het në detyrë

-

TIRANË - Gjyqtarja e Apelit në Vlorë, Brikena Ukperaj ( Lubonja) ka kaluar procesin e vetingut dhe është rikonfirmu­ar dje në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. "Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj është e përshtatsh­me për detyrën", tha relatorja e çështjes në seancën e kaluar. Gjyqtarja Ukperaj është bërë e njohur për shkak të dosjes së pronave "Karaburuni", e gjykuar prej saj. Në seancën e kaluar dëgjimore për gjyqtaren

DENONCIMET

Brikena Ukperaj nuk ishte proceduar asnjëherë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por relatorja e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it paraqiti 12 denoncime të depozituar­a në këtë komisionin për gjyqtaren nga publiku. Gjyqtarja e Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj ( Lubonja) iu nënshtrua me përparësi vetingut për shkak të kandidimit për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

e Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj ( Lubonja) në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it ka ardhur edhe një ankimim. Bëhet fjalë për një familje nga Vlora, e cila pretendon pronësinë e dhjetëra hektarëve tokë në Karaburun,

por që prej vitesh nuk i është dhënë toka që ata pretendojn­ë se u takon. Ata akuzojnë gjyqtaren Brikena Ukperaj ( Lubonja) se ka dhënë një vendim të padrejtë, duke shkelur ligjin për çështjen e tyre. Vjosa Bodo, avokate dhe përfaqësue­se e një prej familjeve hodhi akuza ndaj gjyqtares së Apelit të Vlorës, por ajo sot u konfirmua në detyrë nga KPK. Gjyqtarja Brikena Ukperaj ( Lubonja) e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistrat­urës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjës dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

 ??  ?? Gjyqtarja Brikena Ukperaj
Gjyqtarja Brikena Ukperaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania