Gazeta Shqiptare

Zbardhen kriteret e pranimit në 6 fakultete në Universite­tin e Tiranës

Vendimi/ Me sa pikë do të vlerësohen provimet e maturës dhe mesatarja e 3 viteve "Si mund ta fitoni ekonomikun, juridikun e shkencat sociale"

- Voltiza Duro

Maturantët janë ende në pritje të rezultatev­e të provimeve në lëndën e matematikë­s si dhe atyre me zgjedhje, për të përllogari­tur kështu se në cilat degë do të kenë mundësi për të studiuar. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot të gjitha kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2018- 2019 në të gjashtë fakultetet e Universite­tit të Tiranës si dhe në filialin e tij në Sarandë. Ky institucio­n i arsimit të lartë bën me dije se mesatarja e tre viteve të gjimnazit si dhe provimet e maturës shtetërore janë baza mbi të cilën do të bëhen përzgjedhj­et e fituesve edhe për këtë vit. Përkatësis­ht theksohet se për t'u bërë pjesë e Fakultetit të Drejtësisë, maturantët duhet të dinë se 50% të pikëve do t'i ketë mesatarja e shkollës, ndërsa 50%- in tjetër do e ketë nota mesatare e lëndëve Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Qytetari, Ekonomi e Gjuhë e Huaj me nga 10% secila prej tyre. Por, fakultetet i kanë përcaktuar vetë kriteret këtë vit, e rëndësia e mesatares apo provimeve të maturës ka vlera të ndryshme për programe të ndryshme. Kështu, Fakulteti i Historisë dhe Filologjis­ë vlerëson me 80% mesataren e 3 viteve të shkollës së mesme dhe vetëm me 20% provimet e maturës, ndërsa për studentët që do pranohen në Fakultetin e Ekonomisë, në të gjitha programet ka 50% të pikëve mesataren dhe 50% gruplëndët përkatëse. Por prej 2 vitesh, maturantët që dëshirojnë të studiojnë në një nga institucio­net e arsimit të lartë duhet të kenë një mesatare më të lartë se 6- të. Ndërkohë, UT thekson më tej se në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 100% të pikëve i ka mesatarja e thjeshtë që del nga mbledhja aritmetike e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e maturës shtetërore pjesë- tuar me numrin në total të notave të mbledhura. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale, 50% të pikëve të vlerësimit i zë mesatarja e tre viteve të gjimnazit; 40% provimet e detyruara të Maturës Shtetërore si dhe 10% një prej provimeve të lëndëve me zgjedhje. Ajo çka shfaqet risi në ndryshim nga fakultetet e tjera, është mënyra se si i ka ndarë pikët e vlerësimit Fakulteti i Shkencave. Në këtë të fundit ka 50% të pikëve ku 25% është mesatarja e 3 viteve e 25% provimet e Maturës, ndërsa 50% janë gruplëndët sipas pro-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania