Gazeta Shqiptare

Emri i Maqedonisë, Ivanov ende s'ka ratifikuar ligjin

Zaev: Qytetarët do të shprehen në referendum për marrëveshj­en historike MB, letër NATO- s: Të marrim ftesë për anëtarësim

-

Pas miratimit në Kuv end të marrëveshj­es për emrin e Maqedonisë, presidenti i kësaj të fundit, Gjorge Ivanov, ende se ka firmosur ligjin për ratifikim e saj. Nëse Ivanov deri nga mesi i javës së ardhshme kur dhe pritet të skadojë afati mbetet në qëndrimin fillestar se nuk do ta firmos, ligji do të kthehet për rivotim në Kuvend. Me vonë, në bazë të Kushtetutë­s, Presidenti është i detyruar ta hedh firmën, edhe pse Kushtetuta nuk parashikon asnjë alternativ­ë për dalje nga situata nëse edhe pas rivotimit të ligjit në Kuvend, Ivanov vendos ta mbajë ligjin në arkivë. Gjithsesi kryeminist­ri, Zoran Zaev tha se asgjë nuk varet as nga Ivanovi e as nga politikanë­t tjerë, por se për marrëveshj­en fjalën e fundit e kanë qytetarët. Në një intervistë për të përditshme­n serbe "Politika", Zaev shprehu optimizëm se referendum­i do të jetë i susksesshë­m. "Qytetarët do të shprehen në referendum për marrëveshj­en historike me të cilën shteti ec përpara. Jam optimist dhe besoj se referendum­i do të ketë sukses, ndërsa kjo do të thotë sukses për secilin qytetar të Maqedonisë. Fjalën e qytetarëve do të duhet ta respektojn­ë të gjithë, edhe Presidenti Ivanov edhe opozita, edhe ne si qeveri - deklaroi Zoran Zaev. Ndërkohë kryediplom­ati grek, Nikos Kocias gjatë ditës do t'i firmosë letrat, të cilat nesër do të arrijnë në NATO dhe BE. Përmes kësaj korrespode­nce, Greqia do të shprehë mbështetje­n e saj që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim në këto dy organizata ndërko- mbëtare. Një mbështetje të tillë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinsk­a tashmë e ka kërkuar nga të gjitha shtetet anëtare të NATO- s. Me letrën drejtuar homologëve të saj, Shek- erinska thekson se me pranimin e vendit në NATO do të konsolidoh­et demokracia dhe do të forcohet stabilitet­i dhe siguria e gjithë rajonit. Letra e ministres Shekerinsk­a drejtu- ar shteteve anëtare të NATO- s. "Ju shkruaj për arritjen e marrëveshj­es historike rreth çështjes së emrit me Greqinë. Kjo pengesë për integrimin tonë euro- atlantik është mënjanuar. Kërkoj mbështetje­n tuaj që Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim të plotë në NATO në samitin e ardhshëm." Për Moskën vendimi për anëtarësim në NATO do të ishte gabim me pasoja. "Kuptohet, nuk do të hedhim bomba nukleare. Secili vend ka të drejtë të sjellë vendime dhe të bëjë gabime. Por disa gabime, "Ju shkruaj për arritjen e marrëveshj­es historike rreth çështjes së emrit me Greqinë. Kjo pengesë për integrimin tonë euro- atlantik është mënjanuar. Kërkoj mbështetje­n tuaj që Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim të plotë në NATO në samitin e ardhshëm",shkruan në letër ministrja Shekerinsk­a. kanë pasoja"- tha Vlladimir Çizhov, përfaqësue­si i përhershëm i Rusisë në BE. Samitit të NATO- s në korrik, i paraprin ai i Bashkimit Europian në fund të këtij muaji. Megjithatë nëse do të marrim datë për fillim të negociatav­e për anëtarësim në BE varet nga Franca, e cila në mënyrë më të ashpër po kundërshto­n një gjë të tillë. Gjermania dhe së fundmi edhe SHBA- të përmes sekretarit, Majk Pompeo hapur i kërkuan Parisit që të heqë dorë nga kjo rezistencë, shkruan Alsat M.

 ??  ?? Gjorge Ivanov
Gjorge Ivanov
 ??  ?? Zoran Zaev
Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania