Gazeta Shqiptare

Greqia, letër Këshillit Europian dhe NATO- s: S'pengojmë integrimin e Maqedonisë

Kotzias: Zgjodha t'i nënshkruaj vetë në Bruksel letrat

-

Ditën

e djeshme, Greqia i ka dërguar letër Këshillit Evropian dhe NATO- s për t'i njoftuar rreth marrëveshj­es me Maqedoninë për zgjidhjen e emrit të arritur para një jave në Prespë. Në letrën e dërguar nga Greqia drejtë KE- së dhe NATO- s theksohet se ajo nuk do të kundërshto­jë rrugën për integrimin evropian dhe euro- atlantik të Maqedonisë, që është edhe përmbushje e pjesës së saj të obligimeve nga marrëveshj­a për zgjidhje të kon-

NIKOS KOTZIAS

"Në zyrën time diplomatik­e i kemi përgatitur letrat. Zgjodha t'i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të dorëzohen deri te Bashkimi Europian dhe NATO. Ato janë letra të cilat duhet thënë se kam qenë i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimi­n e marrëveshj­es në Kuvend dhe se në bazë të obligimeve dhe parakushte­ve, të cilat i kam vendosur, mund të vazhdojnë përpara", - tha Kotzias.

testit për emrin. Në këshillin e BE- së për punë të përgjithsh­me në Luksemburg do të shqyrtohet fillimi i negociatav­e për anëtarësim­in për Maqedoninë dhe Shqipërinë

në BE. Këtë e paralajmër­oi edhe shefi i diplomacis­ë greke, Nikos Kotzias, ku të premten në një konferencë në ishullin Rodos, para gazetarëve paralajmër­oi se letra do të dërgohet mëngjesin e sotëm drejtë selisë së BEsë dhe në NATO- s. "Në zyrën time diplomatik­e i kemi përgatitur letrat. Zgjodha t'i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të dorëzohen deri te Bashkimi Evropian dhe NATO. Ato janë letra, të cilat duhet thënë se kam qenë i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimi­n e marrëveshj­es në Kuvend dhe se në bazë të obligimeve dhe parakushte­ve, të cilat i kam vendosur, mund të vazhdojnë përpara"- tha Kotzias.

 ??  ?? Nikos Kotzias
Nikos Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania