Gazeta Shqiptare

Rishpallet president, Erdogan sërish në krye të Turqisë

Aktivistët: Mediat s'kanë qenë të lira për të raportuar të gjitha palët I pari kryetar vendi edhe me kompetenca­t e kryeminist­rit

-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Er dogan, shpalli fitore në zgjedhjet presidenci­ale të së dielës dhe tha se aleanca e udhëhequr nga Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim ( AKP) ka fituar shumicën parlamenta­re. Erdogan ka mundur rivalin e tij më të afërt në raundin e parë, duke fituar më shumë se 50 për qind të votave - tha udhëheqësi i Komitetit Suprem të Zgjedhjeve ( YSK), Sadi Guven, pa dhënë shifra të sakta. Guven tha se 99.1 për qind e votave janë numëruar. Sipas tij, votat e mbetura nuk do të ndikojnë në rizgjedhje­n e Erdoganit. YSK pritet të publikojë rezultatet përfundimt­are në 10 apo 11 ditët në vijim. Në po të njëjtën kohë, agjencia shtetërore e lajmeve, "Anadolu" raportoi se me gati të gjitha votat e numëruara, Erdogan fitoi 53% të tyre, ndërsa rivali i tij më i afërt, Muharrem Ince, 31%. Sipas burimit të njëjtë, AKP- ja kryeson me 43% të votave, ndërsa opozita kryesore, Partia Popullore Republikan­e, ka 23%. Opozita, megjithatë i kundërshto­n këto shifra, duke thënë se shumë vota janë ende pa u numëruar. Sipas rezultatev­e jozyrtare, partia pro- kurde HDP po ashtu pritet të kalojë pragun prej 10% të votave dhe të hyjë në parlament. Të dielën në Turqi u mbajtën edhe zgjedhjet presidenci­ale, edhe ato parlamenta­re. Këto zgjedhje fillimisht kanë qenë të planifikua­ra për në nëntor të vitit 2019, por janë sjellë më herët nga Erdogani. Dalja në zgjedhjet parlamenta­re dhe ato presidenci­ale ka qenë 87 për qind, kanë thënë zyrtarët. "Kombi më ka dhënë besimin dhe përgjegjës­inë e presidencë­s dhe detyrës ekzekutive", tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv nga Stambolli. "Mesazhi është i qartë - shtoi ai. - Me dalje gati 90 për qind, Turqia i ka treguar të gjithë botës mësime për demokracin­ë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët, pavarësish­t "Kombi më ka dhënë besimin dhe përgjegjës­inë e presidencë­s dhe detyrës ekzekutive. Mesazhi është i qartë. Me dalje gati 90 për qind, Turqia i ka treguar gjithë të botës mësime për demokracin­ë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët, pavarësish­t se nga cila parti janë, që kanë dalë në zgjedhje për të shfrytëzua­r të drejtën e tyre demokratik­e", tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv nga Stambolli.

se nga cila parti janë, që kanë dalë në zgjedhje për të shfrytëzua­r të drejtën e tyre demokratik­e", tha 64- vjeçari. Presidenti rus, Vladimir Putin ka përgëzuar Erdoganin për rizgjedhje­n e tij, duke thënë se rezultatet kanë treguar "autoritet të madh politik dhe mbështetje masive". Turqia mbetet në gjendje të jashtëzako­nshme, e cila është vënë që pas përpjekjes për grusht shteti në

korrik të vitit 2016. Zgjedhjet u mbajtën nën masa të rrepta sigurie. Vetëm në Stamboll mbi 38 mijë policë kanë qenë në detyrë. Shqetësime për kërcënimin e mundshëm të votuesve ka pasur sidomos në zonat juglindore të Turqisë, ku vota kurde ka qenë e rëndësishm­e për rezultatin. Aktivistët e të drejtave të njeriut po ashtu kanë thënë se mediat nuk kanë qenë të lira për të raportuar për të gjitha palët. Erdogan ka dominuar politikën turke për më shumë se 15 vjet, fillimisht si kryeminist­ër dhe nga viti 2014 si president. Sipas grupeve monitorues­e, nën sundimin e Erdoganit, Turqia është bërë vendi që ka burgosur më së shumti gazetarë në botë. Ndërkohë që analistët nga ana tjetër druhen se Turqia do të zhytet më thellë në kthetrat e një regjimi autoritar pas fitores bindëse të Erdoganit. Pushteti që po merr nga shndërrimi i vendit në Republikë Presidenci­ale e bën Erdoganin njeriun më të fuqishëm në historinë moderne të Turqisë që pas Ataturkut. Ajo që shqetëson politologë­t është fakti se ai ia ka dalë të dobësojë opozitën, e cila nuk ka më forcë për ta mposhtur. Erdogan triumfoi bindshëm në zgjedhjet e së dielës. Ai u rizgjodh president për një mandat të dytë, me një mbështetje popullore prej 52.5%. Me ndryshimet kushtetues­e të vitit të kaluar, Erdogan shndërrohe­t në të parin president turk që merr edhe kompetenca­t e kryeminist­rit. Edhe në parlament, Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim siguroi shumicën për të kaluar çdo reformë, që zgjeron kompetenca­t presidenci­ale falë koalicioni­t me nacionalis­tët e renditur të tretët. Rivali i tij kryesor, Muharrem Inçe i konsideroi zgjedhjet jo të ndershme. Ai hedh dyshime për manipulime, pasi referuar sondazheve, shprehte bindjen se do të përballej me Er- Sipas komiteti Suprem të Zgjedhjeve ( YSK), 99.1 për qind të votave janë numëruar. Sipas tij, votat e mbetura nuk do të ndikojnë në rizgjedhje­n e Erdoganit. YSK pritet të publikojë rezultatet përfundimt­are në 10 apo 11 ditët në vijim. Në po të njëjtën kohë, agjencia shtetërore e lajmeve "Anadolu", raportoi se me gati të gjitha votat e numëruara, Erdogani fitoi 53% të tyre, ndërsa rivali i tij më i afërt, Muharrem Ince, 31%. Sipas burimit të njëjtë, AKP- ja kryeson me 43% të votave, ndërsa opozita kryesore, Partia Popullore Republikan­e, ka 23%. doanin në raundin e balotazhit. Të parët që uruan Erdoganin për rizgjedhje­n ishin liderë të shteteve të akuzuar nga perëndimi për autoritari­zëm, mes të cilëve presidenti rus Vladimir Putin, ai hungarez Viktor Orban e Ajatollahu Kamenei i Iranit. Ndërsa shefi i NATOs Jens Stoltenber­g e përgëzoi atë për fitoren dhe bëri thirrje që Turqia të vijojë bazohet tek vlerat demokratik­e si gjithë partnerët e aleancës.

 ??  ?? Recep Tayip Erdogan
Recep Tayip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania