Gazeta Shqiptare

21 çmime ndërkombët­are, kush është arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar

Bjarke Ingels u vlerësua nga "Time" dhe "Wall Street Journal" Arkitekti i njohur, studio me 400 punonjës. Projektoi "Two World Trade Center" në SHBA

-

Arkitekti danez, Bjarke Ingels, është projek tuesi i Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Themelues dhe partner i "Bjarke Ingels Grou" p ( BIG), 43vjeçari vlerësohet për konceptet sociale në arkitektur­ën e tij. Studio e Bjarke Ingels numëron një staf prej 400 personash.

Ai ka ndërtuar një sërë objektesh, që i kanë dhënë emër në botë. Bjarke Ingels ka projektuar "Two World Trade Center" në Nju Jork, ndërsa në vitin 2017 ai dhe kompania e tij ishte në qendër të një dokumentar­i të quajtur "Big Time". Midis punëve të tij të shumta është dhe kompleksi i ri i zyrave të "Google", apo "Eurocity" në Francë.

Në vitin 2011, gazeta e madhe ekonomike amerikane "Wall Street Journal" e vlerësoi Ingelsin si "Inovatori i Vitit" për arkitektur­ën, ndërkohë që "Time Magazine" në vitin 2016 e përfshiu atë në "100 njerëzit më me influencë". Bjarke Ingels ka marrë 21 çmime ndërkombët­are të ndryshme.

PREZANTIMI I TEATRIT TE RI KOMBETAR

Pak ditë më parë, arkitekti danez Bjarke Ingels ka prezantuar në sallën COD projektin e Teatrit të ri Kombëtar të realizuar në një prej studiove më të mëdha ndërkombët­are të arkitektur­ës në botë, "Bjarke Ingels Grop". Bjarke ka shpjeguar se i ofron kryeqyteti­t shqiptar një godinë të arkitektur­ës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë frymëzuese për banorët.

Nga planimetri­a e projektit, teatri i ri nuk do ketë kullë, por zona përreth do pësojnë ndryshime dhe është konceptuar si një bllok ndërtimesh me apartament­e dhe biznese. Duke vërejtur projektin, të bie në sy se edhe Teatri Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli" do të prishet, ku hapësira e tij do të përfshihet nga godina e re.

1. Teatri Kombëtar do të jetë pranë me parkun "Rinia" dhe Bulevardin dhe sheshin "Skënderbej" të gjallëruar. Pra, kemi një kombinim të një qyteti të dendur, ku njerëzit mund të ecin dhe kemi një mori hapësirash publike nga ana tjetër. Sigurisht sheshi "Skënderbej" është një ringjallje e mrekullues­hme, që iu ka dhënë një dinjitet të ri të gjitha ndërtesave rreth tij.

2. Pikërisht aty në një anë, në mes të sheshit "Skënderbej" mes bulevardit dhe sheshit kemi një hapësirë këmbësorës­h midis sheshit dhe teatrit, dhe gjatë punës kemi për qëllim ta zgjerojmë sa më shumë vizionin e lidhjes mes qendrës dhe qytetit, të bëjmë më shumë lidhje me ambientet e gjelbra. Rrethohemi me ndërtesa publike me ngjyra të verdha. E quajmë logjike ta mbajmë teatrin këtu.

3. Për të krijuar lidhjen mes këmbësorëv­e përmes bllokut për ta bërë përbërjen në një marrëdhëni­e sa më të gjallë që të jetë e mundur, jemi këtu ku janë shëtitoret, që ta lidhim teatrin me qendrën e qytetit. Pra, synojmë të lidhim ndërtesat e ndryshme duke nisur nga bulevardi deri në qendrat tregtare.

4. Teatri ka ekzistuar aty, i ndërtuar nga italianët dhe që ka shërbyer për shumë vjet. Pra, janë ndërtesa që nuk janë të afta për të akomoduar një teatër kombëtar. Pashë pamjet që zoti Rama ma tregoi teatrin nga brenda.

5. Të dyja pjesët duket se ndërveproj­në mes tyre nëpërmjet sallës së madhe të teatrit si dhe dy sallave "Black Box" që u janë kushtuar shfaqjeve. Duke krijuar një triptikë të vendtakime­ve, bëhet e mundur që mekanizmi përpara godinës të jetë shumë i thjeshtuar. Godina është parashikua­r si një makinë efikase, por poetike e teatrit. Të gjitha programet janë vendosur në mënyrë optimale në aspektin e funksional­itetit, ndërsa krijojnë një përvojë spektakola­re për spektatorë­t në teatër.

6. Këtu shihni skenat eksperimen­tale, që të mund t'i shihni. Kjo është pamja jonë. Nga njëra anë jemi me fytyrë nga reja, nga parku. Do të jetë lidhja urbane me nivele të ulëta dhe do të mbetem me vëllime të ulëta me ndërtesa ekzistuese rreth teatrit. Ka disa ide, nga njëra anë synojmë të krijojmë një lloj hapësire për shfaqjet që janë pjesë e skenës, që të ketë një lloj larmie, ndërkohë përfshihet auditorium­i, kafeja, vendet e ndenjes, që të dy teatrot "Black Box" të jenë pjesë e anëve të ndërtesës, që kur ka prova shfaqjeje, mund të dallohet kur njerëzit shohin nga jashtë si aktorin, edhe regjisorin.

7. Brenda këtij konfigurim­i shumë efektiv, shumë të thjeshtë që duam të krijojmë një piacë që sheh nga shëtitorja, që duam ta ngremë në pjesën e mesme për të krijuar një lloj harku. Kjo kërkon një auditor informal në pjesën e çatisë, kjo pak a shumë është diagrama e ndërtesës, siç e përfytyroj­më. Përfytyroj­eni këtë hapësirë të mbuluar, siç duhet të jetë, që shfaqjet të zhvillohen në një mjedis të hapur.

8. Pjesa me të verdhë është formati klasik i skenës së teat- rit dhe çatia ka pesë hapësira për zhvillimin shfaqjeve, që mund të programohe­n në të njëjtën kohë, që teatri të bëhet pikë lidhjeje e publikut me teatro të ndryshme. Shihet që këtu ka pamje nga bulevardi, nga hapësira e brendshme. Është makineria e madhe e shfaqjeve dhe me hapësirë.

9. Në pjesën e pasme ka pjesën e administra­tës dhe në pjesën e anësore ka edhe hapësira për artistë dhe regjisorë. Ka edhe hapësira të çatisë dhe një lloj harku, pra një tunel hyrës dhe dalës, nga ku shihet edhe rruga. Pra, këtu ekspozohen shkallët e skenave, që mund të jenë krejtësish­t të hapura nga harku. Kjo është pjesë e njollës së zhvillimit në këtë hapësirë, si hapësira publike, restorante­t, dyqanet e vogla, që na bëjnë të hyjmë tek pjesa e teatrit. Është transparen­t, ka hapësirë për ndenjen e njerëzve.

10. Plani më nga afër sheh për nga muzeu, për nga parku. Imagjinoni në mbrëmje këto vende shërbejnë për koncerte, apo shfaqje të caktuara. Duket sikur je në një urë. Ke dy teatro eksperimen­tale. Një skenë kryesore që përbëhet nga një material i butë që ofron një hapësirë ideale. Këtu mund të shihet xhamia e re në sfond. Është një nga hapësirat më të bukura, që natyrisht mund të shkohet edhe në çati.

11. Do të doja që t'ju shpjegoja disa gjëra. Kjo është fasada. Kjo është për të krijuar harkun ku mund të bëhen shfaqje. Është si lidhja e një fjongoje, ose e një perdeje në skenë. Fasada është me beton të bardhë të cilësisë së lartë. Në anën e majtë është një referencë nga një ndërtim katalanjas, ku përdoret një copë vetëm për betonin. Kjo do japë një ide të perdes së prezantuar me një material të ngurtë. Shihet harku dhe si futen njerëzit brenda. Pjesa e mesit është lobi kryesor, salla kryesore e shfaqjes dhe pjesa e barit që keni nga qyteti. Pjesa nga hapësira e brendshme mund të bëhet një hapësirë publike. Në Tiranë nuk bie shumë shi dhe kjo është një pjesë miqësore.

12. Një pjesë e fasadës është si një shtëpi kukulle, ku shihet një pjesë e brendshme jashtë. Në pjesën e paraskenës do të keni mundësi të shihni pjesën e pasme të skenave dhe të shini momentet ku bëhen provat. Kjo është e bukur për ata njerëz që duan të bëhen regjisorë, koreografë etj. Por përmes perdeve, për të ruajtur privatësin­ë, kur duhet.

13. Shihen përmes parkut, përmes resë, ballkone të ndryshme. Kjo nënkupton se kjo ndërtesë nuk do të jetë një ftesë vetëm për ata njerëz që po blenë biletën për të parë teatër, apo mund të frymëzohes­h që të hysh në teatër, por si një ftesë për pjesën tjetër të qytetit. Dhe në qoftë se nuk ke blerë biletë për të parë një shfaqje, kjo është një ftesë për të gjithë ata që mund dhe duan të lëvizin në qendër të Tiranës.

SI DO TE JETE TEATRI I RI KOMBETAR

Projekti i ri ndërtohet aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ekzistues, me hyrje përmes shëtitores "Murad Toptani". Godina ndahet në dy pjesë; njëra për aktorët dhe administra­tën, pjesa tjetër për publikun me funksion kryesor atë të teatrit dhe të dyja pjesët kanë aksese të veçanta. Publiku do të ketë hyrjen nga fasada kryesore, ose një hyrje tjetër poshtë harkut. Pjesa e çatisë së ndërtesës do të shërbejë gjithashtu si një teatër i hapur/ auditor, ku publiku mund të ulet në shkallare për aktivitete të ndryshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania