Gazeta Shqiptare

Tan Imami, Veliajt: Asnjë copë truall i teatrit te privati

Neritan Liçaj braktis dëgjesën: Anuloni projektlig­jin pastaj negociojmë, Veliaj: E urdhëroi partia Artan Imami: Prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzoh­et vetëm dhe vetëm për godinën e re

-

shtë zhvilluar dje një dëgjesë e dytë me artistë e arkitektë për çështjen e Teatrit Kombëtar me nismën e Bashkisë së Tiranës. Gjatë dëgjesës, artistët ishin sa të ndarë në qëndrimet e tyre, po aq të bashkuara në idenë e mostjetërs­imit të truallit. Një pjesë që protestojn­ë prej muajit shkurt kanë kundërshtu­ar shembjen e godinës aktuale të Teatrit dhe kanë kërkuar fuqimisht anulimin e projektlig­jit që i hap rrugë një kontrate PPP mes bashkisë dhe privatit për një godinë të re për teatrin. Një pjesë tjetër e artistëve, që kanë marrë pjesë në mënyrë sporadike në takimet për çështjen kanë mbështetur idenë e një teatri të ri, por dukë mos lejuar që asnjë pjesë e truallit të TK të përdoret nga privati.

Kryebashki­aku Erion Veliaj nga ana tjetër, bëri edhe akuza politike në drejtim të anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përmendur emra që sipas tij, komandohen nga Partia Demokratik­e, megjithëse akuza u përgënjesh­trua më vonë nga PD.

VELIAJ

Kryebashki­aku tha dje se ka mbledhur artistë, arkitektë dhe urbanistë për t’i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz. Veliaj shprehu bindjen se kushtet në të cilat gjendet sot godina e teatrit nuk mund të mirëpresë asnjë aktivitet të rëndësishë­m. “Nëse do të kishte një institucio­n të ngjashëm si UEFA edhe për teatrin, godina aktuale nuk do të mund që të certifikoh­ej për standardet që ajo ofron aktualisht. Do të doja shumë që ne të planifikoj­më një ekspeditë dhe një vizitë në stadiumin kombëtar. Pse e përmend çështjen e stadiumit kombëtar, jo vetëm sepse është një koncept i ngjashëm me propozimet, por, sepse besoj ka një logjikë që ngjan me teatrin”,- tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, shumëkush mund të thotë çfarë lidhje ka sporti me teatrin. “T’ju bëj një analogji! Një nga arsyet pse na nxiti të bëjmë stadiumin kombëtar është sepse UEFA tha këtu nuk mund të luhen ndeshje ndërkombët­are, do të thotë që ekipi i Shqipërisë do të duhej të shkonte të luante jashtë, për analogji po pyes: Kur ka qenë festivali i fundit ndërkombët­ar që është zhvilluar në TK? Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standard në TK? Pra, pyetja është kjo; është për diskutim nëse do kishte një UEFA për TK do e certifikon­te këtë teatër?! Si një trupë ku mund të vijë të luajë një trupë e Moskës, e Pragës, Londrës, një trupë e New York? Pra, po të kishte UEFA për teatër do certifikoh­eshim ne të bënim kampionati­n evropian të teatrove në Tiranë me këto kushte ku jemi sot? Unë besoj që këto janë pyetje që duhet t’i përgjigjem­i?,- tha Veliaj.

ARTAN IMAMI

Aktori Artan Imami si në takimin e mbajtur me ministren Mirela Kumabro në shkurt në ministri, edhe dje u shpreh pro ndërtimit të një teatri të ri. Në këtë rast, ndryshe nga muaji shkurt, Imami kërkoi që të ruhet e gjithë sipërfaqja.

“Ajo që dua të deklaroj është që të gjitha ata që do e gjejnë veten në këtë deklarim mund ta firmosin qoftë virtualish­t qoftë me qëndrimet e tyre publike. Ne artistët e pavarur, të cilët nuk jemi pjesë e asnjë shoqate, apo grupi artistësh apo anëtarë sindikatas­h, të cilët gëzojmë po të njëjtat të drejta në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar dëshirojmë që t’i bëjmë me dije gjithë opinionit publik dhe dashamirës­ve të teatrit në vendin tonë se: Shprehim dakordësin­ë tonë dhe nevojën emergjente për një godine të re të Teatrit Kombëtar”,- tha Imami.

Sipas tij, kërkohet “një godinë, e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtat­shme për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate shprehim vullnetin dhe njëkohësis­ht edhe kërkesën tonë në funksion edhe të transparen­cës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, përfshirje­n e detyrueshm­e në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e këtij projekti me qëllim për të qenë pjesë e vendimmarr­jes që ka të bëjë për ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Imami theksoi se “shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatav­e se prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzoh­et vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar duke mos cenuar tjetërsimi­n, nënvizoj, duke mos cenuar tjetërsimi­n e asnjë pjese të kësaj prone apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit”.

Sipas Imamit, teatri është një institucio­n kombëtar dhe për këtë arsye ne artistët kërkojmë një proces transparen­t duke qartësuar jo vetëm grupin tonë të artistëve, por edhe gjithë publikun në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit dhe afatin konkret të përfundimi­t të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut. “I gjithë ky proces kërkon një bashkërend­im dhe mbi të gjitha besim midis palëve për të ngritur më në fund një godinë bashkëkoho­re dhe moderne të Teatrit Kombëtar në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës. I ftoj të gjithë ata që e gjejnë veten brenda këtij deklarimi, do ta gjejnë në ueb, të thonë mendimin e tyre publikisht”,- shtoi Imami.

LIÇAJ

Aktori Neritan Liçaj mori pjesë në dëgjesën e Velajt, në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Si i tillë, ai theksoi se është kundër shembjes së Teatrit dhe në fund të fjalës u largua.

“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar me përgjegjës­i të lartë qytetare i bënë me dije çdo qytetari të Republikës kudo ai ndodhet se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë konsensus me askënd sa kohë nuk tërhiqet projektlig­ji, i cili grabit tokën publike të Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar dhe prona

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania