Gazeta Shqiptare

Koordinato­rja e PD? Kush është Taulanda Jupi dhe pse Veliaj tha: I komandon partia

-

mbëtar i bënë thirrje Kryeminist­rit të vendit të dalë në shesh e të përballet, ai duhet ta dijë mirë kë ka përballë, ai duhet ta dijë se i vetmi dialog që mund të zhvillohet, do zhvillohet me qeverinë, dhe në kushtet e tërheqjes së projekt- ligjit”, thuhej në deklaratën e Aleancës për Teatrin .

Për ç’arsye, siç patën njoftuar që më herët drejtuesit e protestës së artistëve, Liçaj braktisi takimin me të mbaruar fjalën. Por, pas largimit të tij, Veliaj u shpreh se kishte urdhër nga partia për të bërë një gjë të tillë duke e cilësuar si fyese.

“Unë e pashë fotografim­in në celular, që i thanë ‘ Ik prish mbledhjen’ dhe do ta publikoj. Para se të fliste Neritani e kam saktësisht porosinë e partisë dhe do ta botoj. Por e kam zgjedhur vetë të bëj këtë rol. Të moderatori­t, edhe pse i di të gjitha. Sot do bëj një dëgjesë qytetare. Kjo ndarje e artistëve është fyese”,tha Erion Veliaj. Pak minuta më vonë, ai publikoi një komunikim mes avokates Mirela Jorgo dhe artistes Taulanda Jupi. Media më pas e quajti Jupin përfaqësue­se të Partisë Demokratik­e dhe koordinato­re të çadrës së PD- së. Por kush është Jupi? Përtej angazhimev­e që ka pasur më herët, gazetarët që e kanë ndjekur protestën prej muajit shkurt, e dinë se ajo ka qenë në çdo takim të artistëve në këta pesë muaj.

Pas deklaratav­e të kreut të bashkisë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se “Sot është publikuar një komunikim me mesazhe drejtuar avokates Mirela Çela Jorgo, nga anëtarja e Kryesisë së Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit ( SASE) Taulanda Jupi, gjatë dëgjesës së thirrur nga z. Veliaj me artistë e arkitektë. Media të ndryshme, kanë raportuar se Taulanda Jupi ka qenë koordinato­re e çadrës së PD. Nuk është hera e parë që zonja Jupi përgojohet nga media pranë pushtetit. Shpifje të ngjashme i janë drejtuar edhe anëtarëve të tjerë, Kastriot Çipi e Robert Budina, pas takimit të tyre me Basha”, thuhet në deklaratë. Sipas Aleancës, “shumë çuditërish­t ( ose aspak çuditërish­t) këto media

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania