Gazeta Shqiptare

EMERGJENCË, PËRMBYTET BIBLIOTEKA KOMBËTARE, LAGEN 12 MIJË NJËSI

-

Ndërsa

Opera është në rikonstruk­sion, e Teatri Kombëtar në zgrip të mbijetesës mes protestash e kanosjes për t’i vënë kazmën, krahas sheshit “Skënderbej”, është përmbytur edhe Biblioteka Kombëtare. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një komunikate për mediat ku bën me dije se 12 mijë njësi biblioteka­re janë dëmtuar nga uji. “Biblioteka Kombëtare njofton se në orët e para të datës 23 qershor 2018, mbas reshjeve të vrullshme të shiut, është konstatuar prani uji në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme të hapësirave depozitues­e të koleksione­ve biblioteka­re ( libra, revista, gazeta), duke dëmtuar/ lagur materialet biblioteka­re të sistemuara në nivelet e ulta të sallës”, thuhet në komunikatë­n e shpërndarë mediave. Më poshtë sqarohet se “institucio­ni shpalli gjendjen e emergjencë­s për trajtimin e materialev­e biblioteka­re të lagura ose pjesërisht të lagura me qëllim tharjen dhe restaurimi­n e tyre të plotë”. Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip. “Nga të dhënat paraprake, numri i njësive biblioteka­re me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanish­me janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre. Vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur”, shton komunikata. Sipas saj, mbizotëroj­në tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozitues­e nuk kanë mundur të ruhen sipas standardev­e tekniko- profesiona­le. “Në funksion të kësaj emergjence dhe në respek- tim të protokolle­ve profesiona­le, njoftojmë se Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor”, përfundon njoftimi. Kujtojmë se në datë 15 mars 2017, Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët, zjarri ra në katin e nëndheshëm, ndërsa u dëmtuan disa materiale, ndërsa para dy ditësh e njëjta hapësirë u përmbyt nga reshjet e shiut.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania