Gazeta Shqiptare

NË GUR PARA AKADEMISË SË SHKENCAVE

-

Busti

i gjuhëtarit dhe albanologu­t të zëshëm shqiptar Eqerem Çabej është vënë dje në para kopshtin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në ceremoninë e inaugurimi­t ishte i pranishëm edhe kryeminist­ri Edi Rama, që pos vlerësimit për figurën madhore të gjuhës shqipe, çmoi edhe realizimin e skulpturës nga Hektor Dule. Inaugurim i bustit të Eqerem Çabejt sjell kryeminist­rin e Shqipërisë mes akademikëv­e. Edi Rama e cilësoi si një prej fjalimeve më të vështira që ka mbajtur, pasi sipas tij, i rëndon pesha dhe madhështia e Çabejt. “Është një rast posaçërish­t i veçantë, që sprovon të gjithë eksperi- encën e fjalëve të mbajtura përpara njerëzve, pasi, të flasësh shqip, për të nderuar një njeri aq të bukur sa Eqerem Çabej, përkushtim­i dhe kontributi i të cilit për shqipen e ktheu përjetësis­ht në lartmadhër­inë e shkencave albanologj­ike, është një sfidë më vete”, tha kryemi- nistri.

Nga ana tjetër, veprën e skulptorit Hektor Dule e çmoi për realizimin dhe e krahasoi për nga niveli me bustin Naim Frashërit e realizuar nga Odise Paskalin. Skulptori thotë se rikthimi në ambientet e Akademisë së Shkencave pas 63 vitesh me një figurë kaq madhore, nuk ka qenë i lehtë. Synimi i tij, ku ishte forcës së mendimit. Ai rrëfen se për realizimin e këtij busti ka shfrytëzua­r edhe njohjen me Çabejn, së bashku me një foto të shkrepur prej tij po në këtë pozicion. Nga ana tjetër, kryeminist­ri Edi Rama thotë se ka ardhur koha që t’i rikthehet doktoratur­a e Çabejt publikut në lidhje me etimologji­në e shqipes. Në kopshtin e Akademisë së Shkencave bus-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania