Gazeta Shqiptare

Si e zhvlerësoi Macron bastin e Ramës

-

që pas 10 qershorit, kur ministri Brendshëm italian ( i ekstremit të djathtë) Mateo Salvini, vendosi të mbyllë portet e vendit të tij për emigrantët. Më tej homologu gjerman, Horst Seehofer i CSU deklaroi se nuk do të hezitonte ta linte të rrëzohej kancelaren Merkel, nëse ajo nuk i ashpërsont­e politikat migratore. Po t’i shtosh këtyre edhe faktin se kryeminist­ri austriak, Sebastian Kruz, që i ka lënë çelësat e Ministrisë së Brendshme në duart e një neo- nazisti, proklamoi krijimin e një “aksi të vullnetit të mirë” kundër emigrantëv­e ( Itali, Gjermani, Austri), zgjidhja e problemit përmes kampeve të refugjatëv­e ishte më e prekshme se kurrë. Por, manipulimi i Ramës nuk qëndron vetëm në faktin se e mohon atë. Ai shkon edhe më tej, ai hiqet sikur Shqipëria nuk ka pasur kurrë lidhje me këtë histori. Në fakt, është krejtësish­t e kundërta. Pas krijimit të kësaj situate, emri i vendit tonë u përmend pothuajse përditë në të gjitha mediat europiane. Fillimisht ai u çiftëzua me Tunizinë – si një bazë tjetër e mundshme, por pas refuz- imit të saj, Shqipëria mbeti e vetme. Në këtë histori ka edhe më. Sepse, sipas të gjitha indicieve, pasi ka parë krizën e madhe ku ishin futur vendet e BE- së, Rama ka dalë vullnetar të luajë rolin e zjarrfikës­it. Ai është vetëpropoz­uar për t’i ngritur kampet e refugjatëv­e në Shqipëri. Jo më kot, në kulmin e këtij debati, zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i tha pikërisht një medie gjermane, televizion­it ‘ ZDF’, se Shqipëria ka kapacitet të mirëpresë deri në 600 mijë refugjatë. Madje, në një nismë aspak në kokë të vet, ai këmbën- guli se vendi e ka jetuar këtë eksperienc­ë që në kohën e luftës së Kosovës. Një fakt edhe më i fortë pro vullnetari­zimit të Ramës është edhe intervista për “Deutche Welle” - n e deputetit gjerman, Johann Wadephul, i cili pranoi me gojën plot se propozimi për kampe refugjatës­h i është bërë qeverisë gjermane nga vetë ministri i Brendshëm Xhafaj gjatë një qëndrimi disaditor në këtë vend. Pra, është e qartë sa më s’bëhet, se ideja për të ngritur kampe refugjatës­h në Shqipëri nuk ishte një shpikje e “esadistëve” lokalë. Mediat dhe kancelarit­ë perëndimor­e folën gjatë për të, sepse Edi Rama vuri bastin e madh që me këtë koncesion, të fshihte problemet me drogën, korrupsion­in dhe autoritari­zmin. Natyrisht, ai e humbi këtë bast, as për ndonjë gabim dhe as për ndonjë meritë të tij. Thjesht në samitin e 16 vendeve të BE, të dielën në Bruksel, doli fituese ideja e presidenti­t Macron dhe kryeminist­rit të ri të Spanjës, Sançez, se kjo zgjidhje do të qe një turp për vlerat e kontinenti­t të vjetër. Kështu u rrëzua, së paku përkohësis­ht, mundësia e ngritjes së hot spoteve për azilkërkue­sit jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Dhe me rrëzimin e këtij versioni, liderit global, i humbi edhe mundësia të luante rolin e shpëtimtar­it të Evropës. Prandaj tani atij s’i mbetet tjetër gjë, veçse të fshehë kokën në rërë si struci dhe të pretendojë se ajo që kanë parë dhe dëgjuar të gjithë është shpikje e kazanit gjithnjë e më të madh të armiqve të vet.

“Lapsi. al”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania