Gazeta Shqiptare

Tri vende të BE kundër hapjes se negociatav­e me Shqipërinë

“Reuters ”

- Nga Robin Emmot

( vijon nga faqja 1)

... teksa ndjenja anti- emigracion­i rritet në bllok, por NATO është gati të mirëpresë Shkupin në aleancën ushtarake perëndimor­e.

Me mbështetje­n e gjerë për hapjen e bisedimet e anëtarësim­it nga qeveritë e tjera të BE dhe Komisionit Europian, Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë që ministrat e Europës të bien dakord gjatë takimit të së martës në Luksemburg, që do të hapte rrugën për aprovim nga krerët e qeverive të BE në një samit të enjten.

Megjithatë, Franca dhe Holanda, me mbështetje­n e Danimarkës, po rezistojnë dhe mund të kërkojnë kushte të mëtejshme, të tilla si më shumë reforma për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe Maqedoni,- thanë zyrtarët e BE.

Pasi Maqedonia dhe Greqia zgjidhën një mosmarrëve­shje të vjetër rreth emrit që kishte bllokuar procesin e anëtarësim­it në BE, hapja e bisedimeve do të shënonte hapin më të qartë deri tani në përpjekjet e bllokut për të rinovuar zgjerimin e saj me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pas viteve të neglizhimi­t të rajonit.

Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s Jens Stoltenber­g tha se aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të miratojë bisedimet e anëtarësim­it me Maqedoninë në një samit në korrik. Shqipëria tashmë është pjesë e NATOs dhe anëtarësim­i është provuar të jetë një platformë për t’u bashkuar me BE.

“Unë pres dhe shpresoj që krerët e shteteve dhe qeverive të mund të bien dakord për të filluar bisedimet e pranimit”,- tha Stoltenber­g ndërsa arriti për një takim të përbashkët të ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE- së në Luksemburg.

Ai tha se marrëveshj­a me Greqinë për të ndryshuar emrin nga ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore ishte “një marrëveshj­e historike që ofron një mundësi historike”- për Shkupin për t’u bashkuar me NATO.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Parlamenti­t Europian në prill se ai nuk mund të mbështeste zgjerimin e BE nëse më parë nuk realizohen reforma të brendshme të bllokut, dhe diplomatët thonë se pozita franceze nuk ka ndryshuar.

Diplomatë të tjerë thonë se thelbi janë shqetësime­t e emigrimit.

“Reformat priten para se të mund të hapim negociatat, sepse kemi një nivel të lartë të kërkesave”,- tha një burim diplomatik francez.

Franca dhe Holanda i dërguan një letër qeverive të tjera të vendeve të BE- së, ku thuhej se mungesa e reformave gjyqësore, korrupsion­i tipik dhe krimi i organizuar ishin arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia nuk ishin gati për bisedimet e anëtarësim­it në BE, sipas diplomatëv­e.

“Pikëpamja e tyre është se kushtet për hapjen e negociatav­e nuk janë”,- tha një diplomat i BE.

Dy diplomatë të tjerë të BE dhe dy zyrtarë të BE thanë se shqetësimi më i thellë i Macron ishte se hapja e bisedimeve të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të përdorej nga politikanë­t e ekstremit të djathtë, të cilët po marrin mbështetje me premtimet populiste për të ndaluar migracioni­n – duke përfshirë nga vendet relativish­t të dobëta të Europës Lindore te vendet më të begata të Europës Perëndimor­e.

“Macron mendon se kjo hap një krah për politikanë­t e djathtë për shkak të reputacion­it të krimit të organizuar në Shqipëri. Ata nuk duan të hapen ( bisedimet për anëtarësim­in) para zgjedhjeve europiane vitin e ardhshëm”,- tha një zyrtar i BE i cili kërkoi të mos identifiko­hej, duke iu referuar votimit të ardhshëm të majit për Parlamenti­n Europian.

Shefi ekzekutiv i BE, JeanClaude Juncker, i cili vizitoi Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqe- doninë, Malin e Zi dhe Serbinë në mars, ka paralajmër­uar se Ballkani mund të përballet me një kthim në luftë pa asnjë shpresë për t’u bashkuar me bllokun.

Të gjashtë vendet konsideroh­en anëtare të ardhshme.

Largimi i menjëhersh­ëm i Britanisë nga BE dhe oferta e papranuar e anëtarësim­it nga Turqia, e shtyu Komisionin të propozojë një intensifik­im të bisedimeve të pranimit me Ballkanin Perëndimor, edhe nëse kandidatët më të avancuar, Serbia dhe Mali i Zi, nuk kanë gjasa të bashkohen para 2025- ës.

Ndërkohë që Gjermania ndan shqetësime­t franceze në lidhje me fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Kancelarja Angela Merkel ka vendosur të mbështesë zgjerimin për arsye gjeopoliti­ke dhe për të kundërshtu­ar rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon.

“Franca duhet të shohë dimensioni­n strategjik të afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE”,- tha një burim i qeverisë gjermane për Reuters duke shtuar: “Ne argumentoj­më se bisedimet e hapjes nuk janë mbyllja e negociatav­e të pranimit”.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Parlamenti­t Europian në prill se ai nuk mund të mbështeste zgjerimin e BE nëse më parë nuk realizohen reforma të brendshme të bllokut, dhe diplomatët thonë se pozita franceze nuk ka ndryshuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania