Gazeta Shqiptare

VAR- i bën lëmsh Iranin, kalojnë grupin Spanja dhe Portugalia

Kuarezma kalon në avantazh portugezët, ndërsa më pas gjyqtari paraguaian komplikon gjithçka Maroku ndal "Furia Rojan" në një barazim 2- 2

-

Portugalia është kuali fikuar pas një barazi mi 1- 1 ndaj Iranit, duke marrë vendin e dytë në grup, por ndeshja mes dy skuadrave do të kujtohet gjatë për lëmshin e madh që shkaktoi gjyqtari kryesor me përdorimin e VAR- it në mënyrë të çuditshme, duke anashkalua­r disa episode e duke vepruar ndoshta gabim në të tjera. Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat kishin shanset e tyre për t'u kualifikua­r më tej. Në fund të pjesës së parë, Kuarezma shënoi një supergol me "trivela", specialite­tin e tij, duke mbyllur në avantazh këtë fraksion loje për portugezët, që e panë veten kryesues të grupit. Ronaldo humbi mundësinë të dyfishonte shifrat me një penallti zemërgjerë të akorduar me VAR, pasi goditja e tij u prit nga portieri i Iranit, ndërsa më pas gjyqtari refuzoi disa herë që të kontrollon­te aksione nëpërmjet teknologji­së në favor të iranianëve. Edhe vetë Ronaldo u ndëshkua nga VAR, por me një karton të verdhë, ndërsa iranianët kërkonin të kuqin për të për gjest antisporti­v. Në fund, po përsëri me një vendim të dis- kutueshëm, gjyqtari akordoi një penallti për Iranin, i cili barazoi shifrat në 1- 1 në shtesë dhe i hoqi Portugalis­ë kreun e grupit, duke e renditur në anën e vështirë të tabelës së ndeshjeve për rrugëtimin drejt finales.

SPANJË- MAROK

Spanja luante për të ruajtur vendin e parë në grup, ndërsa Maroku për krenarinë e tij dhe për të mos dalë pa pikë nga ky Botëror, ndaj në "Kaliningra­d Arena" u zhvillua një ndeshje e luftuar. Spanja e nis më mirë këtë 90minutësh, por ata që shënojnë të parët janë marokenët. Minuta e 14- të dhe Sergio Ramos e bën lëmsh në mbrojtje, duke i dhënë mundësi Butaibit të çelë rezultatin. Iberikët nuk pajtohen me këtë gol dhe nisin menjëherë mësymjen në portën e Marokut, për ta ar- ritur barazimin shumë shpejt, kur në minutën e 19- të Iniesta lëviz mjaft bukur në zonë dhe shërben Izkon, që e çon topin nën traversë. Në minutën e 81- të do të vijë edhe befasia e madhe, kur Maroku do të dalë sërish në avantazh. Zhvillime nga një goditje këndi, harkon Fajr, ndërsa En Nesiri gjuan me kokë duke mposhtur De Gean. Por ndërkohë, situata e Spanjës komplikohe­t, pasi Irani barazon ndaj Portugalis­ë dhe grupi B. Por për të larguar fantazmat nga Spanja mendon Iago Aspas, që me thembër realizon një gol shumë të bukur. Përfundon 2- 2, me Spanjën që e mbyll grupin si forcë e parë dhe që në 1/ 8- at do ndeshet me Rusinë.

URUGUAI- RUSI

Uruguai thyen Rusinë në ndeshjen që vlente kreun e grupit dhe këtë e bën duke bindur me rezultat e lojë. Latinët triumfojnë 3- 0 dhe e mbyllin grupin A me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, ndërsa Rusia nga ana tjetër ka zhgënjyer pritshmëri­të. Për të besuarit e Çerçesovit, kjo ishte ndeshja e parë e vërtetë pas dy fitoreve të lehta me Arabinë dhe Egjiptin, çka tregoi dhe limitet e vërteta në lojën e organizato­rëve të veprimtari­së. Uruguai shënon fillimisht me Luiz Suarez në minutën e 10- të, ndërsa 13 minuta më pas vjen autogoli Çerishev. Në limitet e kohës së rregullt, Edison Kavani do të shënojë golin e tretë për të tijtë dhe të parin për të në këtë Kupë Bote.

ARABI- EGJIPT

Arabia Saudite ka mposhtur Egjiptin në sfidën e skuadrave të eliminuara të grupit A, por që ishin ende në kërkim të pikës së parë në këtë Kupë Bote. Skuadra e drejtuar Huan Antonio Pizi ka mundur të përmbysë epërsinë e përkohshme të djemtë të Hektor Raul Kuperit, që arritën të kalonin në avantazh me anë të Mohamed Salah në minutën e 22- të, kur El Said shërben mjaft bukur yllin e Liverpulit, i cili me një lob të lehtë mposht gardianin saudit. Arabia do të barazojë nga pika e bardhë, ndërsa nuk do të gabojë Al Faraj, që i çon ekipet në pushimin e ndeshjes me rezultatin e barabartë 1- 1. Në kohën shtesë të ndeshjes, Al Davsari realizon golin e fitores për Arabinë, që e mbyll grupin në vendin e tretë me 3 pikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania