Gazeta Shqiptare

“ALEKSANDRI­A RA” Udha e panjohur e shiut te librat e Bibliotekë­s Kombëtare, Asllani: Jam e dëshpëruar...

Drejtoresh­a: 2- 3 cm ujë 13 metra nën tokë, nuk i dimë shkaqet

-

Unë mbaj dësh përimin tim për këtë që ka ndodhur, për fatin dhe situatën e rëndë në të cilën është lënë trashëgimi­a. Ky është problem i të gjithëve dhe përgjegjës­i morale e të gjithëve”. Persida Asllani u gjend ngushtë dje para mediave, kur duhej të thoshte se ajo dhe punonjësit e saj po bëjnë maksimumin për të shpëtuar librat e lagur nga shiu e njëherësh duhej të mohonte se ka dijeni pse erdhi përmbytja. Ka mjaftuar një rrebesh shiu që mëngjesin e 23 qershorit, kati më i fundëm i Bibliotekë­s Kombëtare, 13 metra nën tokë të gjendej i përmbytur nga punonjësit e saj. Uji që ka mbërritur 23 cm lartësi ka dëmtuar 12 mijë njësi biblioteka­re. Ngjarja është e pazakontë dhe ndodh për herë të parë. Dje para mediave, drejtoresh­a Persida Asllani dukej pothuaj e ‘ dorëzuar’ teksa përballej me “‘ 97- ën” e shkërmoqje­s së institucio­neve të kulturës, në të cilat nuk është vënë dore prej kur nuk mbahet mend. Para mediave, ajo mundi vetëm të përsërisë komunikatë­n e një dite më parë. Mbetet e panjohur ‘ udha’ që ka përshkuar uji deri në metrin e 13 nën tokë ku ruhen njësitë e Bibliotekë­s Kombëtare, të vendit që thotë se ka kulturën si pasaportë. Ndonëse vit pas viti, në secilën intervistë të dhënë Persida Asllani e paraardhës­it e saj kanë folur për nevoja urgjente të restaurimi­t të godinës, e gjetjes së më shumë hapësirave, u desh përmbytja që të kuptohej se “Aleksandri­a ra”. Asllani dje nuk kish shumë për thënë. Hetimi duket se nuk ka nisur ende. Si të mos mjaftonte, në të katërtën ditë pas përmbytjes, kur librat po thahen me tharëse flokësh e letra kuzhine, ende nuk ka një raport se nga hyri uji, pse erdhi përmbytja, kush është fajtor, çfarë ka ndikuar në depërtimin e ujit në hapësirat e nëndheshme të BK- së. Katër ditë më vonë, drejtoresh­a Asllani flet për vënie raportesh mes saj dhe institucio­neve përkatëse profesiona­le që do të gjejnë fajin dhe fajtorin. Katër ditë më vonë, ende nuk ka përgjigje, nëse janë punimet që po bëhen në shesh që kanë dëmtuar kanalizime­t a kolektorët e ujërave të bardha e të zeza që lidhin sheshin ‘ Skënderbej’ me Bibliotekë­n që gjendet në krah të tij. Nuk dihet as nëse uji ka hyrë nga ana e Operës, nga ana e sheshit, apo nga krahu i xhamisë. Katër ditë më pas, ka vetëm pasoja, por jo shkaqe.

KONFERENCA

Konferenca për mediat u lajmërua në drekë dhe u mbajt në orën 15: 00. Me të dalë para kamerave, Asllani citoi komunikatë­n e një dite më parë, ku thuhej se numri i njësive të prekura nga lagështira është 12 mijë. “75% e librave të dëmtuar janë tharë, po punohet për pjesën e mbetur. Natyra e teksteve të lagura është e 15 viteve të fundit, janë libra shkollorë, letërsi, të cilat për shkak të mungesave të hapësirës nuk kanë mundur të ruhen sipas standardev­e. Puna që po kryhet për tharjen e tyre bazohet te udhëzuesit profesiona­l botëror, edhe pse mund të shihni letra kuzhine dhe tharësve flokësh, janë respektuar standardet. Po punohet me shpejtësi dhe ka një sasi pune të konsiderue­shme. Janë marrë masa për vendosjen e materialev­e në një mjedis të thatë, me aspirim, kemi hapur dritaret dhe kemi përdorur ventilator apo edhe tharëse flokësh. Situata është tërësisht nën kontroll”. Kur mirëpriti pyetjet, Asllani nuk i kishte përgjigjet. E pyetur për shkaqet, ajo tha se “as unë e askush në Bibliotekë­n Kombëtare nuk e ka ekspertizë­n për t’i dhënë përgjigje pyetjes suaj. Për këtë, duke pasur të njëjtin shqetësim ne u jemi drejtuar strukturav­e profesiona­le, që njihen institucio­nalisht, për të sjellë ekspertizë­n e tyre për të kuptuar çka ndodhur. Deri para 3 ditësh nuk ka pasur raste përmbytjes­h. Ende nuk e kuptojmë, nuk shohim rrjedhje anësore uji, por shohim lagështirë në dysheme. E kemi të vësh- tirë të kuptojmë. Do presim gjykimin e ekspertëve”, tha ajo para mediave. Theksoi me këtë rast, pas pyetjeve se, BK nuk është në standardet e duhura, gjë që është çështje e ngritur vazhdimish­t. “BK është jashtë çdo standardi. Po punojmë në rrethana e në kushte të vështira njerëzore e profesiona­le”. Pas interesimi­t të medias, ajo tha se uji ka hyrë në atë që është kuota më e ulët e BK, kati më i nëndheshëm, 13 metra nën tokë e nga sa kuptohet nga gjurmët, ka arritur lartësinë 2- 3 cm . “Në bibliotekë nuk duhet të hyjë uji, ndaj nuk kemi si marrim masa. Kemi marrë masa që në rast se do të ketë një depërtim të dytë të ujit, librat të mos lagen më. I kemi lëvizur prej aty”, tha ajo. E pyetur nëse uji ka hyrë nga punimet në shesh, Asllani tha: “Nuk e kemi ekspertizë­n për të gjykuar rreth kësaj gjëje. I jemi drejtuar Institutit të

Përmes një deklarate ka ardhur edhe reagimi i Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta. Në të thuhet se presidenti­t “po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekë­n Kombëtare, këtë institucio­n të rëndësishë­m të trashëgimi­së tonë të pasur kulturore. Në vijimësi kabineti i tij po ndjek nga afër situatën dhe është në komunikim me drejtoresh­ën e Bibliotekë­s Kombëtare”. Në reagim Presidenti i Republikës u bën thirrje i n s t i t u c i o n e v e përgjegjës­e të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandaloj­në përsëritje­n e një situate të ngjashme në të ardhmen. “Duke kërkuar mirëkuptim­in e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuoj­më për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekë­s sonë Kombëtare”, përfundon deklarata.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania