Gazeta Shqiptare

Shtyrja e negociatav­e, Basha: Refuzim ndaj Ramës, do ta rrëzojmë

Kreu i PD, ambasadorë­ve: Keni dhënë dëshmi të rreme, jeni njësh me propagandë­n e Ramës "Klika e tij e inkriminua­r sundon mbi shqiptarët"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e konsideroi dje një lajm të hidhur për shqiptarët moshapjen e negociatav­e, duke bërë përgjegjës direkt kryeminist­rin Edi Rama për refuzimin, por me garancinë se shqiptarët do ta rrëzojnë atë për t'i hapur rrugën anëtarësim­it në BE. Vendimi i Luksemburg­ut, për Bashën, mbylli sërish dyert e Unionit për Shqipërinë, duke mos i hapur negociatat. Ndaj, Lulzim Basha zgjodhi dje një konferencë për shtyp për të thënë se s'ka as datë për çeljen e tyre. "Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE- në. Nuk ka as vendim as datë për hapjen e negociatav­e. Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër ( sot) çështjen e hapjes së negociatav­e dhe e ka shtyrë këtë vendimmarr­je të paktën për një vit, për në qershor 2019", theksoi z. Basha. Mesazhin e BE- së e lexon jo vetëm ndryshe nga kryeminist­ri Rama, por edhe nga ambasadorë­t e huaj. "Unë nuk komentoj deklaratat e diplomatëv­e, por dështimi i sotëm është edhe i atyre, që u bënë njësh me Edi Ramën dhe s'e panë krimin e drogën. Kjo është fatura e gënjeshtra­ve dhe mashtrimev­e të atyre që i bënë", tha kreu i opozitës. Moshapjen e negociatav­e e sheh si refuzim të qeverisë dhe lidhjeve që thotë se ajo ka me krimin e korrupsion­in. "Është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminua­r që sundojnë mbi shqiptarët. Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën", theksoi z. Basha. Sipas tij, nuk ka gjasë që negociatat të hapen as në qershorin e vitit 2019. "Sjellja e Ramës edhe pas refuzimit për hapjen e negociatav­e duke mashtruar pa turp shqiptarët tregon qartë se Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë nga kushtet për t'i hapur negociatat as në vitin 2019. Zgjedhja e tij nuk është Europa, por krimi, korrupsion­i dhe droga", theksoi z. Lulzim Basha. Në kushtet e një vendimmarr­je refuzuese nga BE thotë se vendit i duhet një kthesë, ndonëse tregohet hermetik për aksionin opozitar. "Në javët e muajt e ardhshëm ne do të na duhet të reflektojm­ë thellë për "Pas reve ka dritë, ne e dimë se ka vetëm një rrugë për të marrë vendin në zemër të Evropës, të përballemi me të vërtetën, është qeveria e Ramës ajo që na mban larg Evropës. Në emër të PD- së i siguroj shqiptarët se opozita do të bëjë gjithçka për të çliruar nga kjo e keqe e madhe që të realizojmë bashkë anëtarësim­in e vendit në BE", tha z. Basha.

 ??  ?? Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania