Gazeta Shqiptare

Rama: Nuk ka kushte të reja, por një datë për çeljen e negociatav­e

Negociatat më 2019- ën, kryeminist­ri flet para ministrave e deputetëve: Më pranë BE- së "Opozita, një mallkim që na ka ndjekur mbrapa"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje gjatë një takimi me ministrat dhe deputetët e grupit parlamenta­r të PS- së, se Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian dhe se tashmë është hapur drita jeshile për datën se kur do të çelen negociatat. Gjatë takimit të zgjeruar në Qendrën e Hapjes për Dialog ( COD), në Kryeminist­ri, një ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE- së, në Luksemburg kryeminist­ri Rama u shpreh: "E dhimbshme, por fatkeqësis­ht e vërtetë që teksa ne merrnim telefonata­t e urimeve nga miqtë europianë dhe nga mediet serioze europiane lajmëronin vendimin e Këshillit Europian për hapjen e rrugës së negociatav­e me Shqipërinë e Maqedonisë, opozita jonë esadiste me mediet e rreshtuara pranë saj hidhnin gurët e vulgaritet­it të tyre proverbial, për t'u prishur shqiptarëv­e fundditën e shumëpritu­r pas përpjekjes së shumëlodhs­hme e shumëfisht­ë të gjithë kësaj kohe". Rama tha se është falenderue­s ndaj Merkel dhe Macron për mbështetje­n ndaj Shqipërisë. "Jam ndjerë shumë mirë se Shqipëria ka gjetur dhe ka bërë disa miq shumë të mirë dhe të vërtetë të cilët nuk u mjaftuan vetëm me fjalë të mira por luftuan me këmbëngulj­e për të mos e lënë anijen tonë pa një datë ankorimi. Që nga Merkel e cila ma bëri të qartë që në takimin në Berlin se do të jenë muaj të vështirë, po ajo do të ishte në krah. Marcron ma tha troç se për të ishte tejet e vështirë të thoshte po për një datë, por më premtoi se në respekt të reformave të qeverisë sonë, do të mundohej për një zgjidhje", u shpreh Rama. "U shty data, u shty data sepse Europa refuzoi narkoqever­inë. Çfarë vulgaritet­i, çfarë ligësie ndaj vendit të përbashkët, çfarë pabesie ndaj atyre shqiptarëv­e që e duan Europën njësoj si gjithë të tjerët dhe u kanë besuar këtyre nipërve te Esat Pashë Toptanit votën dhe përfaqësim­in e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Po si mund të shtyhet një datë kur nuk është vënë?! Si mund të pranojë Këshilli i shteteve anëtare të vendosë një datë për çeljen e negociatav­e brenda 12 mua-

jsh me një vend të zhytur në krim, drogë, korrupsion dhe të ndezë dritën jeshile për të nisur përgatitje­t e procesit të negociatav­e me një narkoqever­i?! Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsis­ht për vendin tënd dhe si mund të keqtrajtoh­en brutalisht vetë zgjedhësit e tu sikur të ishin një kope qorrash", - tha Rama, duke iu drejtuar opozitës. "Si mund të shtyhet "Ma tha troç qysh në takimin e parë në Paris se për të ishte tejet e vështirë një datë, për arsye të qarta, të mirëkuptue­shme që nuk lidhen me Shqipërinë. Por më premtoi ama se në respekt të reformave mbresëlënë­se të qeverisë sonë, do të mendohej mbi mundësinë e një zgjidhjeje pozitive. Dhe kam kënaqësinë të shtoj këtu, nëse diçka e paparashik­ueshme nuk do të ndodhë këtë vjeshtë Shqipërinë do ta vizitojë për herë të parë një President i Francës", u shpreh Rama.

një datë që nuk është vënë? Si mund të pranojë Këshilli i shteteve anëtare të BE- së të vendosë një datë për çeljen e negociatav­e brenda 12 muajsh me një vend të zhytur në krim, në drogë në korrupsion dhe të ndezë dritën jeshile për të nisur përgatitje­t e procesit të negociatav­e me një narkoqever­i? Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsis­ht për vendin tënd? Si mund të keqtrajtoh­en brutalisht zgjedhësit e tu, si të ishin një kope qorrash, që duhen hedhur në luftë për hesapin e ngushtë të një grushti njerëzish pa fe pa atdhe, pa din pa iman?", theksoi kryeminist­ri. "E vërteta është se nuk ka kushte të reja për të marrë datën e negociatav­e, por ka një datë për çeljen e negociatav­e si një afat drejt të cilit si Shqipëria edhe Maqedonia janë të kushtëzuar­a me vijimin e reformave tani të ndërmarra dhe me thellimin e zbatimit që tani ka nisur. Asgjë më normale sesa kjo nuk mund të kishte dhe nuk mund të ketë në një proces si ky i anëtarësim­it europian ku gjithçka, jo sot, jo deri në datën e hapjes së negociatav­e, por deri në datën e hapjes së fundit përpara firmës së anëtarësim­it është e lidhur me përmbushje kushtesh për të qenë një shtet i denjë anëtar i BE", sqaroi ai. "Na është dashur të kryejmë një numër rekord komunikime­sh me nivele të larta në shtetet anëtare. Kemi parë e dëgjuar edhe gjëra që askush nuk do t'i besonte dhe më besoni, nëse do shkruaja vazhdimin e "Kurbanit", me këtë temë mund të dilnin dy volume me titujt: "Europë mu bëfsh Kurban" dhe "Europë t'u bëfsha Kurban". Por, asnjë kulminacio­n befasues në këto volume nuk do ta kapërcente kulmin e kulmeve të kësaj historie, qoftë për ne qoftë për miqtë tanë europiane që na pyesnin: Si ka mundësi që opozita juaj ta dojë me kaq pasion bllokimin e Shqipërisë dhe mos çeljen e negociatav­e?!", ngriti pyetjen Rama. "Ja që për dreqin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e jo vetëm ka mundësi, por kjo është mundësia e vetme që kjo opozitë ka në frymë Esat Pashën, në gërmë ka Sali Efendiun dhe në fytyrë ka Babale Veliun. Tamam si një mallkim që na ka ndjekur nga prapa, rrugë më rrugë, korridor më korridor, derë më derë, biseda në bisedë, nga telefonata në telefonatë, por që në fund të fundit ka ndihmuar të kuptohen edhe më mirë hallet tona të brendshme, të vlerësohen arritjet tona dhe të merret vesh edhe më qartë nevoja e Shqipërisë për ta mbështetur vazhdimin e reformave me një kalendar të qartë veprimi dhe me një datë në kalendar qeverinë tonë reformiste, e cila Evropën nuk e ka çarçaf në gojë për flamur në veprim", u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania