Gazeta Shqiptare

Bushati: Në vjeshtë nis puna përgatitor­e, s'ka kushte shtesë

Ministri i Jashtëm sqaron se vendet e BE ndoqën precedenti­n e Malit të Zi e Serbisë

-

Ministri

për Evropën e Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh dje se ajo që vendet e BE- së vendosën për Shqipërinë e Maqedoninë i ngjan precedenti­t që vendosën me Malin e Zi dhe Serbinë, ku nisja e bisedimeve për anëtarësim nuk filloi menjëherë, por u përcaktua një afat kohor. Ministri i Jashtëm pohon se Shqipërisë nuk i janë vendosur kushte shtesë për të plotësuar deri vitin e ardhshëm. "Nuk ka asnjë kusht shtesë. Edhe rekomandim­i që ka bërë Komisioni Europian në prill në themel ka rekomandim­in pozitiv për nisjen e bisedimeve dhe vijimin e kursit të reformave dhe thellësinë e tyre. E njëjta gjë është reflektuar edhe në konkluzion­et e ministrave", tha Bushati. I pyetur se a është automatike hapja e negociatav­e në qershorin 2019 apo Shqipërisë do t'i duhet të kalojë përmes një vlerësimi tjetër, Bushati sqaroi për "TCH": "Në vjeshtë nis ' screening', puna përgatitor­e. Besoj se në vjeshtë duhet t'i kemi më të qarta edhe hapat që duhet të ndërmarrim së bashku me Komisionin Europian dhe vendet anëtare në këtë proces. E sigurt është që kursi i reformave duhet të thellohet, të konsolidoh­et", thotë Bushati. Deri në qershor të 2019- ës, Shqipërisë i është njohur e drejta të nisë paraprakis­ht së bashku me Brukselin, procesin e analizës së kapitujve për të cilat do të negociojë në të ardhmen, i njohur me termin "screening". Bushati shpjegon përse kjo është thelbësore. "Screening është esenca e hapjes se negociatav­e", tha ministri. Në lidhje me opozitën që i kërkon dorëheqjen, ministri i Jashtëm u përgjigj me një buzëqeshje. Sipas Bushatit, afatet e vendosura nga Këshilli i Çështjeve të Brendshme janë më tepër në funksion të dinamikës së brendshme që përjeton BEja ose vende të ndryshme të BE- së. Në një postim në "FB", kryediplom­ati shqiptar shkruan se "vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshm­e drejt anëtarësim­it, kuadrin kohor dhe hapat e instrument­et e ndërveprim­it të Shqipërisë me Komisionin Europian, ndërsa opozita në Tiranë nxin". Bushati thekson se kurrsesi nuk do të besojë se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për shqiptarët e jo për qeverinë.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania