Gazeta Shqiptare

Shtyrja e negociatav­e, SHBA- BE: Shqipëria të përmbyllë reformat

Ambasadori Lu: Përgëzojmë Shqipërinë, rrisni ritmin e luftës ndaj krimit e korrupsion­it Vlahutin: Shqipëria mori 3 mesazhe pozitive nga BE

- Valentina Madani

Selitë diplomatik­e më të rëndësishm­e në Ti ranë, delegacion­i i BEsë dhe Ambasada e SHBA- ve përgëzuan dje hapjen e negociatav­e për Shqipërinë në 2019- ën, por përfaqësue­sit e tyre apelojnë për përmbyllje­n e reformave kyçe. Për ambasadore­n e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, Shqipëria mori 3 mesazhe pozitive që lidhen me njohjen e progresit, datën e hapjes së negociatav­e dhe nisjen e menjëhersh­me të punës. "Shqipëria ka marrë tri gjëra shumë të rëndësishm­e pozitive. E para, njohja e rekomandim­eve dhe e gjithë punës dhe reformave që janë bërë në Shqipëri. E dyta, një kalendar i qartë, një datë shumë të qartë për konferencë­n ndërqeveri­tare dhe kjo është shumë e rëndësishm­e. Së treti, Këshilli i Përgjithsh­ëm ka pranuar që komisioni të nisë punën përgatitor­e. Kjo punë përgatitor­e është mjaft e madhe", tha Romana Vlahutin. Ambasadorj­a e Bashkimit Europian në Tiranë përmendi se kalendari i vendosur nga ministrat e Jashtëm të BE- së është për hapjen e negociatav­e në muajin qershor të vitit 2019, nëse gjithçka shkon sipas parashikim­eve. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse në qershor të vitit të ardhshëm do të hapen negociatat, apo nëse do të merret vendimi për hapjen e negociatav­e në një datë tjetër, Vlahutin tha: "Po, po, ky është kalendari. Dhe kjo është ajo çfarë do të dëgjoni nga ambasadori i ardhshëm i BE- së në Tiranë, por ky është qëllimi. Nuk mund t'ju them për këtë një vit përpara, por ky është kalendari. Në botën e BE- së kjo tregon se ka një angazhim për këtë datë. Pra, kalendari është shumë i qartë, por në ditët në vijim kur të kemi të gjitha de- tajet, do t'i ndajmë me ju". Ambasadorj­a u shfaq e lumtur për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE- së. "Megjithatë, unë mund t'ju them se për veten, për delegacion­in për të gjithë kolegët që po punojnë fort për Shqipërinë në Bruksel jemi të lumtur. Sepse na jep mundësinë që të lëvizim me një ritëm më të shpejtë dhe të fillojmë përgatitje­t. Kjo punë përgatitor­e është mjaft e madhe dhe kërkon kohën e saj. Kur bëhet fjalë për elementet dhe detajet, në momentin që t'i marr vesh, do t'i ndaj edhe me ju. Por është një punë që do të kryhet nga ana e BE- së dhe nga ana e Shqipërisë", theksoi zj. Vlahutin. Edhe ambasada e SHBA- ve përgëzoi Shqipërinë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE- së për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në verën e vitit 2019, nëse plotësohen disa kushte të paracaktua­ra. Në një deklaratë për media, Ambasada e SHBA- ve në Tiranë tha se Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe se tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. "Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsion­it dhe kundër krimit të organizuar", thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania