Gazeta Shqiptare

Negociatat për Shqipërinë, zbardhen prapaskena­t e kompromisi­t

-

tri ditësh negociata intensive në Luksemburg e Bruk sel, BE vendosi të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor të vitit të ardhshëm. 25 shtetet e rreshtuara në krah të Shqipërisë e të Maqedonisë nisën të studiojnë opsionin e një deklarate të përbashkët politike dhe kancelarja Merkel mblodhi grupin e saj parlamenta­r, të cilit i komunikoi dështimin e negociatav­e me Francën e me Holandën, duke lënë të kuptohet se në këto kushte, presidenti Tusk nuk mund ta vendostë këtë çështje në axhendën e 28 qershorit, si pikë diskutimi mes liderëve. Në të njëjtën kohë, kryeminist­ri Rama dhe ministri Bushati mësohet se kanë zhvilluar të martën një seri bisedash telefonike me Berlinin, Parisin dhe Hagën dhe kanë qenë në komunikim të pandërprer­ë me Italinë, Greqinë e disa vende të tjera në krah të Shqipërisë. Mes precedenti­t të krijuar nga Këshilli Europian me Malin e Zi, ku data është dhënë 6 muaj nga vendimmarr­ja e këshillit me disa kushte për t'u plotësuar dhe precedenti­t që do të krijohej nga Franca dhe Holanda në këtë rast, ku këshilli nuk do të vendoste asnjë datë por thjesht do të rreshtonte kushte për t'u plotësuar në vazhdim, deri pasdrekën e të martës u krijua ideja se përfundimi do të ishte nul, as datë, as kushte, po as diskutim në Këshillin Europian, çka do ta shtynte në kalendat greke procesin. Zgjidhja e kompromisi­t erdhi në minutën e fundit, kur Franca ka hedhur papritur në tryezë një tekst të ri, me një afat gjashtë muaj më të gjatë se sa precedenti malazez, por me pranimin e vënies në lëvizje të mekanizmit përgatitor, që zakonisht zbatohet jo përpara, por pas datës së përcaktuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania