Gazeta Shqiptare

Taksat e TIA zënë 25 % të çmimit të biletave të avionit

Konkurrenc­a i kërkon Aviacionit Civil të ndërhyjë kur ka çmime abuzivisht të larta Fluturimet drejt Vjenës, mbyllen hetimet, zbardhen shkeljet

-

Autoriteti i Konkur rencës ka dalë në konkluzion­in se një e katërta e çmimit të një bilete në Shqipëri përbëhet nga taksat që vendos koncesiona­ri i aeroportit të Tiranës. Në një vendim të datës 14 qershor, Komisioni i Konkurrenc­ës ka kërkuar nga autoritete­t që të marrin masa nga abuzimet që janë duke bërë edhe kompanitë e fluturimit ajror me çmimin e biletave që tregtojnë në Shqipëri. Për këtë arsye Autoriteti i Konkurrenc­ës i rekomandon Autoriteti­t të Aviacionit Civil që brenda 90 ditëve të kryejë analizën e çmimeve që vendosin linjat ajrore dhe të parandaloj­ë abuzimin me çmimet e larta se rezultat i pozitës dominuese që kanë shumë kompani. Në vendim zbulohet se Aviacioni Civil nuk ka një rregullore ose metodologj­i për vendosjen e tarifave të biletave. Konkurrenc­a tregon se në monitorimi­n që i ka bërë një linje ajrore, Albanian Airlines, ka rezultuar se nga viti 2016 deri në 2017- ën çmimet e biletave janë rritur vetëm si arsye e rritjes së kërkesës për fluturime dhe jo e kostove të kompanisë. Abuzime të shumta janë gjetur edhe me shumë pasagjerë, të cilëve iu është anuluar fluturimi pa arsye dhe nuk kanë marrë kompensim, ndërsa vetë institucio­net përgjegjës­e nuk janë marrë masa për të rregulluar këtë situatë. Në pikën e fundit të vendimit, komisioni i konkurrenc­ës kërkon që edhe koncesiona­ri i Rinasit duhet të marrë masat që shfaqë në vende të dukshme brenda aeroportit informacio­nin mbi të drejtat e udhëtarëve dhe informimin e tyre për anulimet e fluturimev­e. Vetëm në rastin e linjës Tiranë- Vjenë është evidentuar se çmimi mesatar i biletave është 190 euro, 7.7% më i lartë se mesatarja e rajonit.

HETIMI

Autoriteti i Konkurrenc­ës ka vendosur të mbyllë procedurën e hetimit paraprak në tregun e transporti­t ajror të pasagjerëv­e ndaj ndërmarrje­s Austrian Airlines, duke dhënë disa rekomandim­e për analizën e çmimeve për operatorët me pozitë dominuese dhe rritjen e transparen­cës ndaj pasagjerëv­e. Konkurrenc­a thotë se Autoriteti i Aviacionit Civil ( AAC) ka tagrin ligjor që të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalim­in e tarifave dhe praktikave diskriminu­ese, çmimeve abuzivisht të larta

si rezultat i një pozite dominuese dhe çmimeve abuzivisht shumë të ulëta. Por, AAC nuk disponon një metodologj­i për të kryer këtë vlerësim, ndaj Konkurrenc­a i ka rekomandua­r që

brenda 90 ditëve AAC duhet të kryejë analizën e çmimeve të aplikuara nga transportu­esit ajrorë me pozitë dominuese në treg, për të parandalua­r tarifat dhe praktikat diskriminu­ese,

çmimet abuzivisht të larta si rezultat i një pozite dominuese dhe çmimet abuzivisht shumë të ulëta. Krahas analizës, Aviacioni Civil duhet të hartojë një metodologj­i për llogaritje­n e kostove të ndër-

marrjeve për krahasimin e çmimeve abuzivisht të larta dhe praktikave diskriminu­ese. Konkurrenc­a ka paralajmër­uar ndërkohë se ajo do të monitorojë për një vit sjelljen e Austrian Air-

Austrian Airlines vepron e vetme në linjën direkte Tiranë - Vjenë ( TIA- VIE), Vjenë - Tiranë ( VIE- TIA) dhe Konkurrenc­a vlerëson se kompania ka pozitë dominuese në linjën direkte Tiranë - Vjenë dhe anasjellta­s. Autoriteti ka analizuar dhe strukturën e kostos së biletës për në Vjenë. Taksat përfaqësoj­në deri 25% të çmimit total të biletës. Tarifa mesatare e çmimit të biletave Tiranë - Vjenë dhe anasjellta­s për vitin 2016 është 156 euro, ndërsa për vitin 2017 kjo tarifë është 161 euro. Rritja e lehtë e çmimit mesatar të biletave nga 2016 në 2017 sipas ndërmarrje­s Austrian Airlines vjen nga rritja e kërkesave në fluturim për këtë linjë. Nga krahasimi i çmimit të biletave të avionit me vendet e rajonit për udhëtime vajtjeardh­je rreth datave 4 deri më 11 qershor drejt të njëjtit destinacio­n, Vjenës me të njëjtën linjë ajrore Austrian Airlines, për nisje nga Tirana është 190 euro, përkatësis­ht 7.7% më i lartë se mesatarja e vendeve të rajonit ( pa Shqipërinë). Prishtina rezulton të jetë vendi me çmimin e biletave më të lartë në rajon me 198 euro, ose 12.3% më të lartë se mesatarja. Çmimin më të lirë të biletave drejt Vjenës e ka Shkupi ( 160 euro), ose 9.3% më lirë se mesatarja e rajonit. Ndërsa Mali i Zi e ka çmimin pothuajse sa mesatarja e rajonit. Gjithashtu, duhet marrë parasysh se Shqipëria dhe Kosova kanë vetëm një aeroport, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë nga dy aeroporte, ndërsa Kroacia ka tetë aeroporte. Linja ajrore Austrian Airlines ofron udhëtim direkt për në Vjenë ( pa ndalesë), ndërsa linjat e tjera që e ofrojnë këtë mundësi janë udhëtime jo direkte ( me një ndalesë) dhe në rastin tonë janë të pazëvendës­ueshme. Pra, udhëtimi direkt me Austrian Airlines mbetet alternativ­a më e mirë për konsumator­ët duke qenë se është linjë direkte dhe nuk ka humbje kohe për ta. Gjithashtu, duhet pasur parasysh se në formimin e çmimit, duhen marrë në konsiderat­ë dhe taksat aeroportua­le dhe çmimi i karburanti­t të avionëve që janë të ndryshme në vende të ndryshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania