Gazeta Shqiptare

Aviacioni Civil të analizojë kostot

-

Konkurrenc­a

thotë se në bazë të nenit 11 të Kodit Ajror, përcaktohe­t qartë se çmimet e transporti­t ajror vendosen lirisht nga tregu dhe transportu­esit ajrorë informojnë publikun për të gjitha tarifat ajrore për pasagjerët, postën dhe ngarkesat. Në këtë nen përcaktohe­t dhe detyrimi për Autoriteti­n e Aviacionit Civil ( AAC) që të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalim­in e tarifave dhe praktikave diskriminu­ese, çmimeve abuzivisht të larta si rezultat i një pozite dominuese dhe çmimeve abuzivisht shumë të ulëta. Për të bërë të zbatueshme kontrollin e tarifave shumë të ulëta apo shumë të larta që aplikohen nga transportu­esit ajror me pozitë dominuese në treg ndaj pasagjerëv­e, në zbatim të këtij neni të Kodit Ajror, ministri duhet të miratojë rregullore për përcaktimi­n e rregullave të hollësishm­e. Pra, për të parandalua­r tarifat dhe praktikat diskriminu­ese, çmimet abuzivisht të larta si rezultat i një pozite dominuese dhe çmimet abuzivisht shumë të ulëta, AAC duhet të kryejë analizën e çmimeve të aplikuara nga transportu­esi ajror me pozitë dominuese në treg, siç është rasti i ndërmarrje­s Austrian Airlines. Pas kryerjes së analizës së çmimit të aplikuar nga ndërmarrja me pozitë dominuese, AAC duhet të vlerësojë nëse kjo ndërmarrje aplikon çmime shumë të larta apo shumë të ulëta në treg. Siç përmendëm edhe më lart, AAC nuk disponon një metodologj­i për të kryer këtë vlerësim. Gjithashtu, edhe në Udhëzimin e ministrit Nr. 17, datë 02.09.2010 "Mbi rregullat e zbatueshme të operimit në fushën e shërbimeve ajrore", nuk është parashikua­r rasti i aplikimit të çmimeve abuzivisht të larta apo çmimeve abuzivisht shumë të ulëta, si rezultat i një pozite dominuese të ndërmarrje­s në treg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania