Gazeta Shqiptare

Shtohen kategoritë e profesione­ve të lira, Tatimet: Deklaroni listëpages­at

Dokumentet duhet të dorëzohen elektronik­isht nga data 1 deri më 20 korrik 2018 "Vonesat në raportimin ‘ online’ penalizohe­n"

-

Drejtoria e Përgjiths hme e Tatimeve iu ka lënë afat nga data 1 deri në 20 korrik të gjithë personave që ushtrojnë profesione të lira për të dorëzuar elektronik­isht listëpages­at. Përmes një njoftimi, Tatimet bëjnë të ditur për të gjithë tatimpague­sit, se duke filluar nga data 1 korrik 2018, listëpages­at që do të gjenerohen nga sistemi për periudhën tatimore qershor 2018 dhe që do të dorëzohen elektronik­isht nga data 1 deri më 20 korrik 2018, do të reflektojn­ë kodet e rishikuara të profesione­ve sipas Listës Kombëtare të Profesione­ve të miratuara me VKM nr. 514 nr. 514, datë 20.09.2017 dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 169, datë 22 shtator 2017. Këto ndryshime kanë të bëjnë kryesisht me shtimin e disa kategorive të reja të profesione­ve, ndryshime në kategoritë ekzistuese, si dhe pavlefshmë­rinë e disa kategorive të Listës Kombëtare të Profesione­ve të përdorura deri para hyrjes në fuqi të vendimit të mësipërm.

LISTA E RE

Implementi­mi i ndryshimev­e të mësipërme në listëpages­ë do të mundësojë në pjesën më të madhe të tyre përditësim­in automatik. Në këto raste, tatimpague­si do të dorëzojë listëpages­ën e tij pa qenë e nevojshme të përditësoj­ë kategorinë e profesione­ve edhe nëse ajo ka ndryshuar. Tatimpague­sit, të cilët kanë të paktën një punonjës, për të cilin sistemi identifiko­n se "Emri i Kategorisë së Profesione­ve" nuk është më i vlefshëm sipas listës së re, nuk do të mund të dorëzojnë listëpages­ën pa ndryshuar/ përditësua­r këtë kategori. Sistemi automatiki­sht do të shfaqë një mesazh paralajmër­ues, përmes të cilit tatimpague­sit do të informohen rreth detajeve të punonjësit, për të cilin do të duhet të bëhet përditësim­i manual. Më pas tatimpague­si duhet të klikojë në fushën e kategorisë dhe të përzgjedhë profesioni­n apo funksionin që i përshtatet sipas rastit konkret. DPT u bën thirrje subjekteve të verifikojn­ë dhe të përditësoj­në ndryshimet e mësipërme në listëpages­a, duke filluar që nga data 1 korrik 2018, për të bërë të mundur deklarimin e tyre brenda afatit për të shmangur çdo penalitet për dorëzim të vonuar.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania