Gazeta Shqiptare

Gjiknuri në Uashington, siguria energjetik­e, kontribut për stabilitet­in

-

kuadër të vizitës që po kryen në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri vazhdoi takimet me zyrtarë të lartë të administra­tës së Presidenti­t Trump. Gjatë pritjes së organizuar në Departamen­tin e Shtetit për delegacion­et e nivelit të lartë pjesëmarrë­s në Konferencë­n Botërore të Gazit, ministri Gjiknuri takoi Sekre- tarin e Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry. Gjatë këtyre takimeve u bisedua për projektet strategjik­e që lidhen me sigurinë energjetik­e evropianë dhe rolin që ka Shqipëria në këto procese. "Gjeta mbështetje­n e zyrtarëve të lartë të administra­tës së Presidenti­t Trump për atë çka po bën Shqipëria në lidhje me ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit, si vendi që ka kontribuar më shumë në ecur- inë e këtij projekti madhor për Evropën dhe sigurinë energjetik­e globale",- u shpreh ministri Gjiknuri. Një tjetër takim, ministri Gjiknuri e realizoi me zëvendës nënsekreta­rin e shtetit për stabilizim­in e konfliktev­e Peter Maroço. "Pata mundësinë të takohem me një tjetër mik të Shqipërisë me të cilin diskutuam mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe rolin që luan Shqipëria si faktor stabilitet­i në rajon. Një vëmendje e veçantë u tregua edhe për sigurinë energjetik­e dhe projektet e ndërlidhje­s energjetik­e si instrument i zhvillimit ekonomik. U vlerësua roli i qeverisë shqiptare për politikat e ndërmarra në rajon dhe si një faktor i rëndësishë­m i stabilitet­it",- theksoi ministri Gjiknuri.

 ??  ?? Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri , dje në SHBA
Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri , dje në SHBA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania