Gazeta Shqiptare

Hetimi i 3.4 mln eurove, shpallen në kërkim ndërkombët­ar Alfred dhe Elvis Vladi

Katër të arrestuari­t kyçin gojën para prokurores. Policia: Dyshime për përfshirje të personave të tjerë në histori Autoritete­t u kërkojnë ndihmë homologëve belgë, gjermanë e italianë

-

Në kuadër të zhvillim it të hetimeve për kapjen dhe sekuestrim­in e 3.4 milionë euro në portin e Durrësit mesditën e së dielës, 4 të arrestuari­t e kësaj c çështjeje kanë dalë ditën e djeshme para prokurorëv­e. Konkretish­t Agim Çeka, Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri janë pyetur nga prokurorja Ornela Rrumbullak­u. Mësohet se ata i kanë qëndruar deklarimev­e të dhënave më herët, duke mos dhënë dëshmi të reja. Të arrestuari akuzohen për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale e kryer në bashkëpuni­m", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Falsifikim­i i monedhave". Ndërkohë ditën e sotme 4 të pandehurit pritet të dalin përpara gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë.

HETIMET

Policia shqiptare ka shpallur në kërkim ndërkombët­ar dy kushërinjt­ë, Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët dyshohen se janë personat që kishin organizuar trafikun e 3.4 milionë eurove nga Belgjika për në vendin tonë. Ndërkohë hetimet e policisë dhe prokuroris­ë pritet të shtrihen jashtë vendit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se iu është kërkuar bashkëpuni­m edhe homologëve të tyre belgë, gjermanë dhe atyre italian për të rënë në gjurmë të dy kushërinjv­e Vladi si dhe për të marrë informacio­n lidhur me vendin ku janë ngarkuar makinat në Belgjikë, që më pas udhëtuan drejt Gjermanisë, Italisë dhe më pas mbërritën në Shqipëri. Policia Shqiptare ka dyshime se veç kushërinjv­e Vladi, mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në histori.

Një ndër personat e arrestuar, shtetasi Alban Mollaymeri mësohet se kishte kontraktua­r për transporti­n e makinave kompaninë e Edi Likës, e cila gëzonte të drejtën e transporti­t ndërkombët­ar të mjeteve për të tretë me qira. Nuk dihet ende nëse Mollaymeri u porosit nga dy personat e shpallur në kërkim, por 40- vjeçari Mollaymeri deklaroi gjatë hetimeve se atij i ishte kërkuar ky shërbim nga Alfred Vladi, duke mohuar të kishte dijeni për 3.4 milionë euro që u gjetën në makinë. Kujtojmë se pasuria e Alfred dhe Elvis Vladit, të shpallur në kërkim si porositësi­t e 2 ' Toyotave' ku u gjetën paratë do të jetë subjekt i ligjit Antimafia. Mësohet se do të vihen nën sekuestro pasuritë e tyre, llogari bankare dhe pasuri të tjera të paluajtshm­e. Të dy kushërinjt­ë nga Dibra janë arratisur dhe dyshohet se kanë dalë jashtë

vendit. Nga verifikime­t e bëra në qendrën kombëtare të biznesit, dy kushërinjt­ë Vladi rezultojnë pronarë biznesesh. Referuar këtyre të dhënave Elvis Vladi ka themeluar një kompani në shtator 2015, që ofron pjesë këmbimi për automjetet. Kushëri i tij Alfred Vladi rezulton të ketë themeluar në gusht të 2017, një kompani me objekt kryesor dhënie me qira të automjetev­e dhe Shërbime të këmbimit valutor, nën emrin e subjektit

tregtar (" Tirana Rental Car"). Oficerët janë duke verifikuar edhe pasuritë e familjarëv­e të afërt të tyre për të parë nëse ata i justifikoj­në ato.

Në sitën e hetuesve do të kalojë dhe pasuria e 4 të arrestuarv­e të tjerë Agim Çeka, Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri. Ky i fundit ka në pronësi një servis pranë zonës së bregut të lumit në kryeqytet.

OPERACIONI

Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karroatrec me targa ' AA 120 SP', që pritej të transporto­nte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklarua­ra, pa specifikua­r tipin e automjetev­e dhe as origjinën e vendit. Me marrjen e këtij informacio­ni, iu është dhënë porosi gjithë strukturav­e të pikat e kalimit kufitar për konstatimi­n dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të parlamenti­t në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip "Toyota Yaris" me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani. Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17: 00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacio­n për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ' Toyota', e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklarua­ra. Në datë 24 qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07: 30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip "Bizark" me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 qershor, ka bërë identifiki­min dhe ndalimin e mjetit. Policia e Shtetit ka njoftuar Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po drejton hetimet. Më tej, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracioni­n Durrës në bashkëpuni­m me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e prokuroris­ë, finalizuan operacioni­n dhe kryen veprimet procedural­e.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika ( Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve: Alfred Vladi 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë; Elvis Vladi 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ' Bizark' të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika ( Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ' Toyota' janë gjetur një shumë e konsiderue­shme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklarua­ra. Gjithashtu, janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar. Janë sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale: 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikua­ra; 80,000 franga zvicerane; 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ' Toyota Yaris', 1 tip ' Alfa Romeo', 1 tip ' Opel' dhe 1 tip ' Bizark'; 1 armë kallashnik­ov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. Çeka; 1 radio policie; 7 telefona celularë. Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestrua­r ishte e porositur nga shtetasit Elvis Vladi dhe Alfred Vladi, tashmë të shpallur në kërkim. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

 ??  ?? Elvis Vladi Alfred Vladi
Elvis Vladi Alfred Vladi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania