Gazeta Shqiptare

Trafikuan heroinë, prokuroria kërkon 131 vite burg për 9 të pandehurit

Rolet e biznesmenë­ve dhe 3 rastet e trafikimit të drogës. Ja vendi ku bëheshin takimet Zbrardhet dosja, si u zbulua rrjeti i Jurgen Mollës

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për bandën e Jurgen Mollës të akuzuar për trafik ndërkombët­ar droge. Nëntë të prangosuri­t në kuadër të operacioni­t të koduar "Ballkan", të akuzuar për trafik heroine nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas drejt Europës, rrezikojnë 131 vite burg. Ditën e djeshme organi i akuzës lexoi pretencën duke kërkuar 17 vite burg për Jurgen Mollën të konsiderua­r kreun e grupit kriminal të trafikut të heroinës e kanabisit. Për anëtarët e tjerë të grupit të trafikut prokuroria kërkoi konkretish­t: 16 vite burg për Shyqyri Kotorri; 15 vite burg për Anest Koromanin; 15 vite burg për Arif Çiço; 15 vite burg për turkun Enver Kurtulu?; 14 vite burg për Abubekir Tuncdemir; 14 vite burg për Blerim Ukimeraj; 12 vite burg për Elmi Thaçi dhe 13 vite burg për Orges Myftaraj. Të pandehurit, sipas prokuroris­e ishin përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike e llojit heroine nga Turqia në Kosovë, Greqi, Shqipëri e më pas destinacio­ni final ishin vendet e Bashkimit Europian përgjatë viteve 2015- 2016. Në dosjen e prokuroris­ë, të siguruar nga "Gazeta Shqiptare" theksohet se pjesëmarrë­sit në këtë veprimtari kriminale jo vetëm janë në një numër të konsiderue­shëm me shtrirje në hapësirë të disa shteteve dhe që kanë vepruar në kohë në disa episode kriminale, por edhe se në mënyrë të qartë kanë pasur mes tyre organizime dhe strukturë të zhvilluar. "Rolet e detyrat mes tyre kanë qenë të qarta duke kapërcyer tiparet e grupit të strukturua­r kriminal madje duke qenë në kufijtë e organizatë­s kriminale. Kështu gjatë kësaj veprimtari­e kriminale u provua se të pandehurit Jurgen Molla, Anesti Koromani dhe Shyqyri Kotorri kanë qenë në rolin e financuesv­e dhe organizato­rëve të aktivi-

tetit të trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri",- thuhet dosjen e prokuroris­ë. Në rolin e ndërmjetës­it mes organizato­rëve të këtij trafikimi dhe personave të tjerë që kishin në posedim lëndën narkotike që do të trafikohej ishin shtetasit Arif Çiço, enver Kurtulush, Abu Bakir Tuncdemir. Ndërsa të pandehurit Blerim Ukimere, Ilmi Thaci, Orges Myftaraj dhe Klaudio Veizaj ishin në rolin e ndihmësve. 9 të pandehurit akuzohen se janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të arrestuari­sh. Kujtojmë se në korrik 2016, në kuadër të operacioni­t "Ballkan" policia arres-

toi 30 persona në Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari. Ndërkohë sipas kërkesës për gjykim, provat e mësipërme vërtetojnë se Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani kanë luajtur rolin e financuesv­e dhe organizato­rëve të trafikut të drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Prokuroria rendit 4 episode të trafikut në kërkesën për gjykim, ngjarje këto të ndodhura nga qershori 2015 deri në mars të vitit 2016, pjesë e këtij grupi janë edhe dy shtetas turq.

DOSJA

Në dosjen e hetimi të siguruar nga Gazeta Shqiptare në ngarkim të dyshuarve si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës mes Turqisë- Greqisë- Maqedonisë- Kosovës dhe Shqipërisë, evidentohe­n 3 rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas materialit të përpiluar nga prokurori Eugen Beçi dhe që ka bindur gjykatën e krimeve të rënda t'i caktojë masën e sigurisë "arrest me burg" të dyshuarve, përgjimet janë prova kryesore në ngarkim të të dyshuarve. Në dosje thuhet se Jurgen Molla ka organizuar në 3 raste trafikun e drogës dhe ishte personi që kishte njohje me kosovarin Arif Çiço, i cili kryente rolin e ndërmjetës­it me shtetasit turq, të cilët siguroni heroinën. Prokuroria thotë se është provuar se në rastin e parë, Jurgen Molla ka organizuar takimin, blerjen dhe transporti­min e 15 kg heroinë nga Prizreni në drejtim të Tiranës. Për të blerë këtë sasi, Jurgen Molla ishte takuar me kosovarin Arif Çiço dhe shtetasit turk që kishin drogën. Në takimin e zhvilluar në Prizren ishte rënë dakord që të paguhen 230 mijë euro për 15 kg heroinë. Paratë janë dërguar më 29 qershor të 2016 nga dy të besuarit e Jurgen Molllës, shtetasit Orgest Myftaraj dhe Klodian Veizaj. Pas dorëzimit të parave, po në Prizren shtetasit turq i kanë dorëzuar korrierit të drogës Arben Prendi 15 kg heroinë, të cilën e ka fshehur në kamionin e tij. Por pasditen e datës 29 qershor kamioni dhe droga u kapën në pikën e kalimit kufitar të Morinit. Në momentin e arrestimit të korrierit, nga përgjime del se të gjithë të implikuari­t komunikojn­ë me njeri- tjetrin për mbylljen e numrave të telefonit, fshehjen e parave dhe zhdukjen nga Tirana për disa ditë. Megjithëse dështuan, ne rastin e parë, Jurgen Molla bashkë me Anesti Koromanin porosisin përsëri 15 kg heroinë te të njëjtët shitës. Por këtë radhë, shtetasit turq e dërgojnë me korrierët e tyre drogën duke ndry- shuar edhe vendin. Pikë- takimi bëhet qyteti grek i Selanikut dhe që andej duhej të trafikohej në Shqipëri. Për këtë rrugë dy ndërtuesit kontaktuan me pronarin e kompanisë së betonit Shyqyr Kotorri. Ky i fundit kishte pranuar transporti­n e 15 kg heroinë kundrejt 5 kg që do të mbante për vete. Por si rezultat i bashkëpuni­mit mes policive rajonale, ishte policia greke që në këtë rast arrestoi më 18 shtator 2015, dy korrierët turq dhe bllokoi drogën që do të vinte në Shqipëri.

Duke aplikuar të njëjtë skemë, të dyshuarit i rikthehen përsëri Prizrenit për një rast të tretë të trafikut të drogës nga Kosova. Jurgen Molla dhe Anesti Koromani përsëri në rolin e blerësve tek shtetasit turq. Por për shkak se ishin në ndjekje dhe në përgjim, edhe sasia prej 500 gramëve heroinë u bllokua në Tiranë në mars të këtij viti, ku u arrestua Anesti Koromani dhe bashkëpunë­tori i tij Romeo Beqo. Për prokurorin­ë, si pjesë e këtij rrjeti janë edhe të dyshuarit Nuredin Nazëraj, i cili kishte organizuar për të dërguar në Greqi një sasi prej 5 kg hashash në formë pagesë për heroinën që do vinte në Shqipëri për llogari të Jurgen Mollës. Por edhe kjo tentativë mbeti e pa realizuar, pasi policia arrestoi korrierin Viktor Behaj së bashku me 5 kg hashash.

 ??  ?? Faksimilie e dosjes së prokuroris­ë
Faksimilie e dosjes së prokuroris­ë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania