Gazeta Shqiptare

Menaxhimi i fondeve, KLSH merr në auditim 7 universite­te

Monitorimi i Qëndresës Qytetare zbardh shumat marramendë­se për luksin e zyrave "Investimet për studimet shkencore janë zero"

-

institucio­ne të arsimit të lartë në vend do të vihen nën auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për sa i përket menaxhimit të fondeve në universite­te. Akuzat për abuzimet me financat kanë ardhur nga monitorimi i kryer në periudhën shtator 2017- qershor 2018, nga organizata Qëndresa Qytetare. Sipas këtij studimit, shpenzimet për kërkimet shkencore në Universite­tin e Tiranës, të Durrësit dhe të Elbasanit janë zero. "Të tre universite­tet publike janë më larg shkencës dhe më pranë luksit të zyrave. Nuk kanë shpenzuar asnjë vlerë për nënkategor­inë studime dhe kërkime përgjatë një viti akademik",- thanë përfaqësue­sit e Qëndresës Qytetare dje gjatë takimit me përfaqësue­s të KLSH- së. Në monitorim është zbuluar se paratë e tarifave të studentëve dhe të ardhurat nga buxheti i shtetit janë shpenzuar përkatësis­ht për investime luksi dhe zyrash.

RAPORTI I DETAJUAR

Sipas raportit përfundimt­ar mbi 1 miliardë lekë të vjetra ka shpenzuar Universite­ti i Durrësit për rikonstruk­sione ndërtesash dhe pajisje zyrash, ndërsa Universite­ti i Elbasanit ka blerë një automjet pranë kompanisë Hyndai në vlerën 76 milion lekë të vjetra. Më tej në monitorim bëhet me dije se referuar pagesave të faturave për energji elektrike, Universite­ti i Tiranës, megjithëse ka në menaxhim më shumë godina funksional­e se dy universite­tet e tjera, ka shpenzuar 7 herë më pak se ai i Elbasanit dhe 14 herë me pak se universite­ti i Durrësit, i cili ka shpenzuar ekzaktësis­ht 14,341,150 lekë për këtë nënkategor­i. "Për nënkategor­inë Ujë, konsumator­i më i madh është Universite­ti i Elbasanit duke kryer transaksio­ne me vlerë shumë më të madhe se dy universite­t e tjera, 5,456,404 lekë, kundrejt shumës 311,000 lekë të Universite­tit të Tiranës dhe 497,052 lekë të Universite­tit të Durrësit",nënvizohet në raport. Ndërkohë drejtori ekzekutiv i Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollari thotë për ' Gazeta Shqiptare' se studentët meritojnë një sistem arsimor modern. "Me këto zbulime kërkojmë që të zg- jojmë studentët nga apatia që të kërkojnë më shumë llogari nga universite­ti i tyre, sepse janë ata që paguajnë tarifat më të larta në Europë dhe familjet e tyre që sakrifikoj­në kaq shumë për ta. Ata meritojnë një sistem arsimor modern dhe jo universite­te që i japin vetëm ambiente dhe salla boshe",u shpreh Xhemollari. Ky i fundit shtoi se sa më shumë të kërkohet llogari, aq më demokratik­e do jenë universite­tet dhe aq më shumë do të rritet transparen­ca. Sipas raportit, Universite­ti "Aleksandër Xhuvani" ka kryer një transfertë me vlerë 319,440 lekë kundrejt përfituesi­t "Alban Tirana NASCENDO AL" me përshkrim fature "1011099 Universite­ti Aleksandër Xhuvani abonim karte TV urdhër nr 304 dt 22.12.2017 ft nr 393544435" në kategorinë shërbime të printimit dhe publikimit. "Së pari, studentët duhet të informohen se paratë e tyre po shkojnë për një shpenzim luksi për zyrat e drejtuesve siç është abonimi tv, ndërkohë që ambientet universita­re nuk kanë internet falas, së dyti kjo vlerë nuk përkon me vlerat reale të tregut të operatorëv­e dixhitalë dhe së treti, ky transaksio­n është

Sipas raportit, universite­ti "Aleksandër Xhuvani" ka kryer një transfertë me vlerë 319,440 lekë me përshkrim fature "1011099 universite­ti Aleksandër Xhuvani abonim karte TV, urdhër nr. 304 dt. 22.12.2017", në kategorinë shërbime të printimit dhe publikimit.

 ??  ?? Gjatë takimit të djeshëm mes përfaqësue­sve të Qëndresës Qytetare dhe KLSH- së
Gjatë takimit të djeshëm mes përfaqësue­sve të Qëndresës Qytetare dhe KLSH- së
 ??  ?? Faksimilie e raportit perfundimt­ar
Faksimilie e raportit perfundimt­ar
 ??  ?? Faksimilie e raportit mbi shpenzimet financiare
Faksimilie e raportit mbi shpenzimet financiare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania