Gazeta Shqiptare

"Shqipëria, rruga më e zakonshme e trafikimit ndërkombët­ar të kanabisit"

"Shqiptarët përdorin lokalet ' Madam' në Belgjikë, shfrytëzoj­në edhe prostituta­t" Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara i 2018- ës/ Përfshihet edhe në hartën e heroinës

-

Shqipëria dhe Holanda janë dy vendet më të përmendura për trafikun ndërkombët­ar të barit të kanabisit, të ndjekura në distancë nga Çekia. Kjo sipas raportit vjetor të "Drogave" 2018, të sapopublik­uar nga UNODC ( Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet). Ndërsa në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistan­i, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohet Europës Perëndimor­e. Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë. Raporti u referohet zhvillimev­e të vitit 2016. Shqipëria dhe Holanda raportuan asgjësimin më të madh të bimëve të kanabisit në Evropë gjatë viteve të fundit ( Shqipëria raportoi asgjësimin e 5,205 fushave në vende të hapura me një total prej 2,536,288 bimë kanabis në vitin 2016, ndërsa Holanda njoftoi asgjësimin e 5,856 plantacion­eve të brendshme me gjithsej 994,068 bimë të kanabisit), sipas raportit të UNODC. Shqiptarët përmenden edhe për aktiviteti­n jashtë vendit, ku në Belgjikë, grupe nga Shqipëria përdorin "Zonjat", lokale për të kontrollua­r femrat që janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe për t'u siguruar që ato transporto­jnë drogë. Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave. Në raportin e vitit 2017, Shqipëria përmendej si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje edhe përdorimin e substancav­e të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria përmendej gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirje­n e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroinës, kokainës dhe kanabisit.

RAPORTI, TREGJET E DROGAVE NË RRITJE

Raporti thekson se si llojet e drogave, ashtu edhe tregjet e tyre po diversifik­ohen dhe zgjerohen si asnjëherë më parë. Bota po përballet me një zgjerim potencial të ofertës, me prodhimin e opiumit dhe prodhimin e kokainës, që kanë arritur në nivelet më të larta të regjistrua­ra ndonjëherë. Tregjet për kokainën dhe metamfetam­ën shtrihen përtej rajoneve të tyre të zakonshme, ndërsa po rritet trafiku i drogave përmes internetit, pavarësish­t sukseseve në mbylljen e platformav­e tregtuese popullore. Prodhimi global i opiumit u rrit me 65 për qind nga viti 2016 deri në vitin 2017, në 10,500 ton, vlerësimi më i lartë historik i regjistrua­r nga UNODC që kur filloi monitorimi­n e prodhimit global të opiumit në fillim të shekullit të njëzetë, Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave. Në raportin e vitit 2017, Shqipëria përmendej si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje edhe përdorimin e substancav­e të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria përmendej gjithashtu si një nga vendet me evidenca të forta në përfshirje­n e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroinës, kokainës dhe kanabisit.

ku prodhuesi kryesor mbetet Afganistan­i. Prodhimi global i kokainës në vitin 2016 arriti nivelin më të lartë ndonjëherë: rreth 1,410 tonë. Pas rënies gjatë periudhës 2005- 2013, prodhimi global i kokainës u rrit me 56 për qind gjatë periudhës 20132016. Rritja nga 2015 në 2016 ishte 25 për qind.

Pjesa më e madhe e kokainës në botë vjen nga Kolumbia, e cila nxiti prodhimin e saj me më shumë se një të tretën nga viti 2015 deri në vitin 2016, në rreth 866 ton. Sipërfaqja totale e kultivimit të bimës së kokainës në mbarë botën në vitin 2016 ishte 213,000 ha, nga të cilat pothuajse 69 për qind ishte në Kolumbi. Rilindja dramatike e kultivimit të bimëve të kokainës në Kolumbi, e cila pothuajse ishte përgjysmua­r nga viti 2000 deri në vitin 2013, erdhi për një numër arsyesh të lidhura me dinamikën e tregut, strategjit­ë e organizata­ve të trafikimit, si dhe një reduktim në ndërhyrjet alternativ­e të zhvillimit dhe në asgjësimin e tyre. Në vitin 2006 u asgjësuan më shumë se 213,000 ha. Dhjetë vjet më vonë, shifra ishte më pak se 18,000 ha. ( MARRË NGA "MONITOR")

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania