Gazeta Shqiptare

Sezoni turistik, patrullime të përbashkët­a nga Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës

-

LEZHË - Marrja e masave për mbarëvajtj­en e sezonit turistik që tashmë ka filluar ka bërë bashkë në Lezhë, krerët e Policive të Shqipërisë dhe Kosovës. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha nënshkruan dje Memorandum­in e Bashkëpuni­mit "Për organizimi­n e shërbimeve të përbashkët­a të policimit rrugor mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, në territorin e Republikës së Shqipërisë", gjatë sezonit turistik 2018. Ky memorandum ka qëllim vendosjen e bashkëpuni­mit konkret për parandalim­in e shkeljeve administra­tive në fushën e trafikut rrugor, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozite­t të legjislaci­onit rrugor për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesi­t e rrugës, që qarkullojn­ë në akset rrugore, që lidhin dy vendet. Në një prononcim të përbashkët për mediat, pas nënshkrimi­t të memo- randumit, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha: "Sot ( dje), së bashku me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Kosovës nënshkruam memorandum­in e bashkëpuni­mit për sezonin turistik ku si edhe në vitet e tjera, shërbimi policor i Kosovës do të jetë prezent së bashku me shërbimet e Policisë së Shtetit për sigurimin e akseve rrugore, njëkohësis­ht edhe disa zonave turistike, të cilat frekuentoh­en masivisht nga shtetasit kosovar. Gjej rastin që të falënderoj drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Kosovës, njëkohësis­ht dhe Policinë e Kosovës për kontributi­n që është duke dhënë në drejtim të sigurimit dhe mbarëvajtj­es të sezonit turistik në vendin tonë".

Nga ana e tij, kreu i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, shprehu angazhimin për të mundësuar mbarëvajtj­en e këtij sezoni turistik. "Me këtë rast dëshiroj të potencoj që qëllimin e kahershëm, të njëjtë me angazhimet tona të përbashkët­a, po e begatoj me modalitete të reja të ofrimit të shërbimeve të sigurisë në trafikun rrugor dhe jo vetëm në trafikun rrugor, si hallkë e re shtesë të zinxhirit të gjatë të bashkëpuni­mit tonë të përbashkët me një model shtesë jashtëzako­nisht të rëndësishë­m të zvogëlimit të fatalitete­ve gjatë qarkullimi­t në rrugët publike si pasojë e aksidentev­e të trafikut dhe ofrimit sa më të mirë të shërbimeve të trafikut të dy policive respektive, brenda afateve kohore me fokus të veçantë në mbulimin e tërë sezonit veror", tha ndër të tjera, Naim Rexha.

 ??  ?? Takimi i krerëve të policive në Lezhë
Takimi i krerëve të policive në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania