Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a me Greqinë për emrin, Kuvendi i Maqedonisë përgatitet për votimin e ri

Eksperti kushtetues: Vonesa e nënshkrimi­t të ligjit, vepër penale për Ivanov

-

Pas

deklarimit të Presi dentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për mosnënshkr­imin e ligjit për ratifikimi­n e marrëveshj­es për emrin, ligjvënësi do të duhet të kthejë ligjin në lexim të tretë. Zyrtarisht nuk dihet akoma data se kur do të vendoset në rend dite, por që duhet të vendoset në seancën e parë, këtë e garanton rregullorj­a e Kuvendit. Marrëveshj­a për çështjen e emrit siç duket do ta ketë fatin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në votim të tretë, Ivanovin e detyron Kushtetuta ta nënshkruaj­ë ligjin. Ekspertët vlerësojnë se zvarritja e ligjit përbën vepër penale, e cila në rast se jo tani, pas përfundimi­t të mandatit, mund të jetë bazë për përgjegjës­i penale të kryetarit të shtetit. Themellko Ristevski kujton që Ivanov duhet të nënshkruaj­ë ligjin dhe më pas në rast se dyshon në kushtetuts­hmërinë e tij, të iniciojë procedurë për vlerësim në Gjykatën Kushtetues­e. "Ta nënshkruaj­ë ligjin, sepse këtë e kërkon Kushtetuta dhe këtu nuk ka dilema. Pas kësaj, derisa nuk pajtohet me ligjin, ka të drejtë që pas publikimit të ligjit në Gazetën Zyrtare, si Presi- dent i shtetit mund nisë iniciativë për vlerësimin e kushtetuts­hmërisë në Gjykatën Kushtetues­e. Në fund Kushtetues­ja do të thotë fjalën përfundimt­are", deklaroi eksperti kushtetues, Themelko Ristevski për "Alsat- M". Ndërkohë, paralajmër­imet e presidenti­t për përgjegjës­i penale, sipas Ristevskit janë manipulime, të cilat sipas tij janë në të njëjtën vijë me VMRO- DPMNE- në, e cila gjithashtu ka paralajmër­uar përgjegjës­i penale për të gjithë ata që sipas tyre kanë votuar për "marrëveshj­en kapitullue­se". Marrëveshj­a mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth kontestit të emrit u ratifikua në Kuvend më 20 qershor. Me arsyetimin se marrëveshj­a bie në kundërshti­m me Kushtetutë­n, Ivanovi vendosi veto mbi të, duke mos e dekretuar, qëndrim ky që si- pas shumicës parlamenta­re ishte i pritshëm. Në leximin e tretë, në këtë situatë siç është ratifikimi i marrëveshj­es nuk parashikoh­en amendament­e, ndërsa në seancë plenare nuk do të mund as të diskutohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania