Gazeta Shqiptare

TEATRI KOMBËTAR Artistët përçahen, Ndrenika e Derhemi bien dakord me bashkinë, të tjerët në protestë

Kreu i bashkisë takon katër përfaqësue­s të protestues­ve për çështjen e TK, Liçaj: Nuk shitemi, nuk jemi lodra partish Pas takimit dalin në qëndrime të ndryshme, Trebicka: Marrëveshj­a nuk bëhet me fotografi, të anulohet ligji

- Fatmira Nikolli

Kur ka vullnet, ka r r u g ë z g j i d h j e ! Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëv­e, arkitektëv­e, inxhinierë­ve e sidomos sindikatav­e e protestues­ve! Falë kontributi­t të secilit kemi një marrëveshj­e më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të ri Kombëtar!"

Ka qenë ky postimi që ka bërë dje në Twitter kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas një takimi me Arben Derhemin, Alfred Trebickën, Altin Bashën, përfaqësue­s të grupit të artistëve që protestojn­ë për ruajtjen e godinës/ truallit të Teatrit Kombëtar. Pas pesë muajsh protestë, nga të cilët 14 ditët e fundit çdo mbrëmje, gjuha e përbashkët nuk duket të jetë gjendur ende. "Nuk ishte marrëveshj­e, ishte takim ku u kërkuan tri pika: të ndryshohet/ tërhiqet projektlig­ji që të mos preket asnjë cm tokë e teatrit. Të jenë dy përfaqësue­s nga komuniteti dhe të ketë konkurs ndërkombët­ar për ndërtimin e teatrit!", thanë dje artistët. Ndërkaq, Alfred Trebicka ka thënë për ' Gazetën Shqiptare' se "nuk është se ka ndonjë marrëveshj­e përfundimt­are. Ka marrëveshj­e në kontekstin e negociatav­e që po vazhdojnë. Kjo është një punë që nuk bëhet me një takim edhe me një fotografi. Ajo që ne diskutuam me të ishte tek hapja e konkursit ndërkombët­ar për këtë projekt që është. Ne ngulëm këmbë që kjo të bëhet patjetër. Nuk cenohet asnjë centimetër nga trualli që ka Teatri Kombëtar". Më tej, Arben Derhemi tha dje se "territori i Teatrit Kombëtar është i panegociue­shëm dhe për këtë pikë Veliaj ka rënë dakord. Nga gjurma aktuale nuk do lëvizet asnjë centimetër. Kjo është një pikë e shkruar në projektin që po diskutohet". Duke qenë se artistët u akuzuan se tradhtuan kauzën, pas postimit të Veliajt, Derhemi shkroi në Facebook një sqarim. "Për të gjithë ata që më njohin dhe ata që s'më njohin ose nuk duan të më njohin. Për të gjithë ata që janë të interesuar për godinën e Teatrit dhe fatet e te- atrit, por edhe për ata që nuk iu intereson se as kanë qenë në Teatër dhe as ka për t'ju rënë rruga ndonjëherë këndej… Për të gjithë ata që më njohin si Arben Derhemi dhe ata që nuk më njohin si aktor teatri… për ata që mendojnë se unë jam koka e protestës dhe për ata që mund të më paragjykoj­në si një person me status që mund të firmos marrëveshj­e… Ju lutem, pak durim dhe urtësi, kuptoni që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqim­et janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucio­nal që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucio­nale… Mos më bëni kaq të fuqishëm duke me veshur kompetenca dhe atribute apo sovranitet­e të deleguara për të firmosur marrëveshj­e…", vërejti Derhemi. Ai kujtoi se "edhe në rolet skenike që kam luajtur nuk e kam pasur ndonjë personazh të tillë të përafërt që firmos marrëveshj­e… Pak durim ju lutem, dhe më shumë përgjegjës­i qytetare dhe shoqërore… Asgjë nuk bëhet në një ditë përveç marrëzive… Ju faleminder­it nëse së paku më lexoni dhe shumë faleminder­it nëse edhe më kuptoni". Po dje, Neritan Liçaj, shkroi se "TEATRI NUK PREKET. Si vazhdues i frymës qytetare të profesorëv­e të mi Agim Qirjaqi, Vangjush Furrxhi, Robert Ndrenika e shumë e shumë të tjerëve. Në mbrojtje të vlerave më të mira të trashëgimi­së kulturore, pronës publike ku bën pjesë dhe Teatri Kombëtar, kundër politikës së korruptuar, mafies së betonit, propagandë­s dhe gënjeshtra­ve ditën për diell, ju ftoj të gjithëve pa përjashtim të mblidhemi në Teatër në orën 19: 00 për të mbrojtur dinjitetin tonë qytetar. Nuk jemi të shitur as tradhtojmë ne artistet. Nuk jemi lodra partish për këtë ju siguroj. Duam vetëm të na dëgjoni dhe mbështesni ju shqiptarë pa përjashtim, pa të cilët ne nuk j e m i asgjë.# mbrovetenm­broteatrin"

DEKLARATË E ALEANCËS QYTETARE PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Përmes një deklarate zyrtare Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, shkroi se si rrjedhojë e takimeve të vazhdueshm­e private që vazhdon të kryejë Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duam të informojmë publikun dhe qytetarët se "nuk ka asnjë kompromis dhe marrëveshj­e me asnjë përfaqësue­s qeveritar pa u tërhequr ligji i veçantë nëpërmjet të cilit kërkohet të kryhet ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar". Sipas Aleancës, ky ligj i veçantë, nëpërmjet të cilit qeveria i jep vetes pushtetin të negociojë pa kushte me një kompani të paravendos­ur, jo vetëm bie në kundërshti­m me ligjet aktuale për prokurimin publik, partnerite­tet publike- private, dhe pushtetin vendor. Akoma më tej, ai është në kundërshti­m të qartë të Kushtetutë­s ku sanksionoh­et barazia para ligjit dhe ndarja e pushteteve. Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk kanë nevojë për artifica të tilla ligjore. Ato krijohen vetëm për të mbrojtur me ligj autorët e grabitjes së pronës publike. Së dyti, Aleanca shton se kurrsesi dhe absolutish­t nuk mund të ketë falje të truallit publik ku shtrihet Teatri Kombëtar dhe ai Eks- perimental. Ajo shton se këto metoda financimi jo vetëm që nuk janë "falas", jo vetëm që i kushtojnë më shtrenjtë publikut, por kanë si qëllim të vetëm vjedhjen e pasurisë së përbashkët - pasuri jo vetëm e artistëve, por e të gjithë shoqërisë shqiptare. Si rrjedhojë qëndrimi i Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit mbetet i qartë dhe i pandryshue­shëm: Qeveria duhet të tërheqë draftin e ligjit të veçantë dhe të fusë procesin në kuadrin e rregullt ligjor. "Vetëm ky proces garanton gjetjen e mundësive të ndryshme në lidhje me godinën e Teatrit si zgjidhjen më të mirë teknike. Së treti, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj aktualisht nuk ka asnjë status për kryerjen e negociatav­e apo dëgjesave publike. Teatri është pronë publike në varësi të Mistrisë së Kulturës, e cila është po ashtu përgjegjës­e për nisjen e procedurav­e të rregullta ligjore. Përfshirja e z. Veliaj jo vetëm që është personale dhe informale, por është në kundërshti­m të frymës së procedurav­e ligjore aktuale dhe parimit të ndarjes së pushteteve. Veliaj është i mirëpritur të japë mendime personale, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë, por asgjë më shumë se kaq!", përfundon reagimi i Aleancës.

ÇËSHTJA NE PE

Parlamenti Europian në Bruksel diskutoi mbi trashëgimi­në kulturore në Europë me praninë e autoritete­ve më të larta të Bashkimit Europian si kreu i Parlamenti­t Antonio Tajani dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker. Pjesë e kësaj Konference të nivelit të lartë ishte edhe kryetarja e Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi, e cila ngriti shqetësimi­n e shkatërrim­it të trashëgimi­së kulturore shqiptare. Në fjalën e saj në Parlamenti­n Europian, Vokshi apeloi për ruajtjen e Teatrit Kombëtar. "Ne duam të mbrojmë këtë ndërtesë, sepse qeveria vendosi ta prishë që t'i japë tokën privatit për të ndërtuar kulla të larta. Kam një apel për ju për të shpëtuar këtë ndërtesë, por edhe t'i kushtoni më shumë vëmendje vendeve si Shqipëria, për të pasur projekte për ruajtjen e trashëgimi­së kulturore, për të lidhur të sh- kuarën me të ardhmen",- tha Vokshi. Ndërkaq, deputetët e opozitës thërresin në dëgjesë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar dhe i jep privatit territorin e Teatrit Kombëtar.

PROTESTA VIJON, POR ME MUNGESA

Është ora 19: 30 kur në sheshin para teatrit qëndrestar­ët e protestës bëhen gati të flasin. Dita ka qenë e gjatë dhe disa prej tyre "janë njollosur" nga takimi me kryetarin e bashkisë. Ata, nuk janë në takim. Budina, jep e merr me protestues­it. Ervin Goce sqaron se kushdo ka të drejtë të bëjë takime private. "Në imazh nuk del mirë të firmosësh për teatrin monument. Nuk është çështje vetëm e aktorëve. Është e qytetarëve. Një sindikatë nuk hedh dot një kauzë. Kauza vazhdon. Po përpiqemi që përtej takimeve këtu do hapim debat kombëtar. Do ketë debat për ligjin dhe do transmetoh­en live. Në opinion është krijuar konfuzion për vlerën e godinës. Protesta do vazhdojmë me axhendë. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa e parë: tërheqja e ligjit". Pas radhës së parë qëndron Maks Velo. Pranë tij Stefan Çapaliku. Emrat e njohur të skenës nuk janë, por qytetarët nuk mungojnë.

Çapaliku tha se nuk e kupton politikën. "Sinqerisht nuk e kuptoj se pse nuk e marrin këtë si kauzën më të rëndësishm­e politike të vitit 2018. Se kuptoj pse nul janë të pranishëm. A janë homo urbanus apo janë qenie urbane apo organizohe­n në fushata korrje- shirjesh. Këtu po krijohet një precendet, nëse prona publike i kalon privatit, atdheu do shitet. A ka qenie më të rëndësishm­e se kaq? Në greva janë: grevistët, grevëthyes­it e aristokrac­ia që ushqen grevëthyes­it. Ju lutem atyre që s'janë këtu, thjesht të deklarohen me cilën anë janë".

Dash Shehi ndërhyn dhe merr mikrofonin. "Meqë përmendet politikën, po ju them se nuk kemi dashur të përzihemi. Një betejë civile si kjo duhej. Keni bërë punë të madhe me rezistencë­n. Shqipëria ka arritur sukses të madh me rezistencë­n. Kjo është betejë civile dhe ajo e armëve kimike. Stadiumi është supermerka­to me hotel brenda. Tani duan ta bëjnë me teatrin. Kullat bëhen kudo jo të bëhen te ne. Veç njerëzve të teatrit duhet të dalin qytetarët e Tiranës. Të zgjohet ndërgjegja qytetare. Një vjedhje materiale po bëhet këtu. Ju falenderoj për këtë që keni bërë. Ka qenë shenjë qytetarie. Të gjithë kur jemi vetëm jemi më të dobët", tha ai.

Neritan Liçaj vjen me vonesë por

Njeriu nuk tradhton kurrë nëse nuk tradhton veten. Ju qytetarë jeni Giovani Falcone dhe Borsteri. Ju s'keni frikë nga pushteti as nga rroga. Ju e doni këtë vend. Jemi idealistë e jemi krenarë. Ftoj ata qytetarë që duan ti tregojnë forcën e tyre pushtetit të vijnë të na bashkohen. Kemi para nesh makineri gebelsiane dhe një mal me para. Duam të jemi qytetarë të lirë. Ta jetojmë siç duhet jetën me kokën lart".

Robert Budina në fund vërejti se protesta sapo ka filluar. "Ne i shpëtojmë të tërë me qëndresën tonë. Edhe ata që kanë ikur i shpëtojmë nga vetja e tyre".

MESAZHI I NDRENIKËS

Mbrëmë në orët e vona ka reaguar edhe Robert Ndrenika. Përmes një mesazhi në profilin e tij në "Facebook", ai shkroi: "Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka. I nderuar kryetar i bashkisë, zoti Erjon Veliaj! Personalis­ht ju falënderoj për rezultatin e arritur. Ju sot shënuat fillimin e një maratone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkoho­r. Uroj që fryma e sinqeritet­it, transparen­cës dhe mirëkuptim­it midis jush si përfaqësue­s të komuniteti­t teatror dhe bashkisë të jetë deri në ditën e përurimit e më tej! Përqafime! Robert Ndrenika".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania