Gazeta Shqiptare

Drejtorët e qeverisë dhe vëllai i ministres: Duam teatër të ri, por trualli të mos preket

Letra e Hapur e 65 artistëve të tjerë: Politika të mos e përdorë për qëllime meskine

-

it të besimit në këtë proces, për përfshirje­n tonë në mënyrë të domosdoshm­e në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, me qëllim për të qenë pjesë e vendimmarr­jes që ka të bëjë me ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Po kështu, shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatav­e, se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzoh­et ekskluzivi­sht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cenuar dhe duke mos lejuar tjetërsimi­n e asnjë pjese të kësaj prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit. Teatri është një institucio­n kombëtar, dhe për këtë arsye ne kërkojmë një proces transparen­t, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimi­t të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut. I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarr­je ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitet­it politik. Kërkojmë dhe inkurajojm­ë të gjitha institucio­net vendimmarr­ëse ekzekutive dhe legjislati­ve t'i japin rëndësinë e duhur me përgjegjës­i jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarr­je në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur. Prej momentit kur mendimi i ekspertizë­s institucio­nale që ka lidhje me arkitektur­ën, inxhinieri­në e ndërtimit, zjarrfikës­it etj., është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate, të cilat mund t'i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar. I gjithë ky proces, kërkon një bashkërend­im dhe mbi të gjitha besim midis palëve, për të ngritur më në fund një godinë bashkëkoho­re dhe moderne të Teatrit Kombëtar, në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.

NENSHKRUES­IT E DEKLARATES

1. Pirro Mani 2. Fatos Haxhiraj 3. Drita Haxhiraj 4. Artan Imami 5. Gëzim Kame 6. Viktor Zhusti 7. Pëllumb Kulla 8. Bashkim Hoxha 9. Luftar Paja 10. Haxhi Rama 11. Eva Alikaj 12. Josif Papagjoni 13. Berina Kokona 14. Spiro Duni 15. Laert Vasili 16. Zamira Kita 17. Sotiraq Bratko 18. Guri Koço 19. Hervin çuli 20. Indrit çobani 21. Genc Shkodrani 22. Lulzim Zeqja 23. Armando Bora 24. Gazmend Paja 25. Genti Deçka 26. Andia Xhunga 27. Adelina Muça 28. Gent Hazizi 29. Ardian Cerga 30. Arben Kumbaro 31. Kastriot çaushi 32. Petrit Malaj 33. Inis Gjoni 34. Kozeta Bakiu 35. Flaura Kureta 36. Elia Zaharia 37. Laedia Hajdari 38. Genti Kame 39. Erion Kame 40. Mateus Frroku 41. Kristo çala 42. Gert Ferra 43. Bruno Shllaku 44. Paskualina Gruda 45. Erion Isai 46. Monika Lubonja 47. Paola Kodra 48. Blerta Belliu 49. Albano Prodani 50. Afrim Agalliu 51. Astrit Mamaj 52. Ilirjan Ali 53. Agron Hamo 54. Lavdimir Abilaliaj 55. Matilda Avdyli 56. Agron Jakupi 57. Drini Shehu 58. Jorgaq Tushe 59. Shkëlqim Jaupi 60. Jaho Guma 61. Luli Hoxha 62. Arjola Basho 63. Josif Sina 64. Gjergj Mena 65. Klea Huta

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania