Gazeta Shqiptare

Brazili eliminon Serbinë. Kalon edhe Zvicra

-

dhe Zvicra luanin një ndeshje pa kompromis mes tyre, për shkak se të dyja donin kualifikim­in që kalonte nga 90- minutëshi i Moskës. Brazilianë­t, me një pikë më shumë se serbët, kishin dy rezultate në favor, ndërsa të besuarit e Krstajiç ishin të detyruar të fitonin, nëse donin të kalonin më tej. Por ndryshe nga sa pritej, ata që e nisin ndeshjen në sulm dhe me vrull janë pentakampe­onët, të cilët i afrohen golit në shumë momente, sidomos me Nejmar, që në minutën e 25- të e ndal në mënyrë të shkëlqyer Stojkoviç. Serbia do të kërcënojë për herë të parë kuadratin e Alsion në të 34'- ën, ndërsa Brazili kundërpërg­jigjet shpejt dhe me gol. Kutinjo vertikaliz­on në mënyrë të shkëlqyer për Paulinjon, që devijon një kohë përpara se Stojkoviç të arrijë te topi, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, që e lejon Brazilin të shkojë në dhomat e zhveshjes në epërsi. Edhe në pjesën e dytë janë lojtarët e "Seleçaos" ata që sulmojnë dhe krijojnë volum loje dhe raste të mira shënimi, ndërsa në minutën e 57- të Nejmar sheh Stojkoviçi­n t'i ndalë një gol të sigurt. Serbia, që nuk ka se ç'të humbasë më, nis të mësyjë dhe në minutën e 61të do të shpërdoroj­ë barazimin me Mitroviçit, që nuk është gati në momentin e mbërritjes së topit. Pas tentativav­e të Serbisë, Brazili merr edhe njëherë kontrollin e lojës, ndërsa do të dyfishojë rezultatin në minutën e 68- të, kur Tiago Silva me kokë mposht Stojkoviçi­n pas këndores së harkuar nga Nejmar. 2- 0 dhe ndeshja praktikish­t ka përfunduar këtu, ndonëse të dyja ekipet kërkojnë të shënojnë gola të tjerë. Brazili e mbyll i pari grupin E me 7 pikë, i ndjekur nga Zvicra me 5 pikë. Në turin pasardhës, "Seleçao" do të ndeshet me Meksikën, ndërsa helvetët me Suedinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania