Gazeta Shqiptare

Tronditje kampionësh! Mallkimi godet Gjermaninë

Koreja e Jugut është fatale për "Pancerat". 0- 2 dhe pretendetë­t shkojnë në shtëpi S'kalojnë turin e parë për herë të parë nga viti 1938

-

Mallkimi i kampionit të botës godet sër ish! Pas Francës në vitin 2002, Italisë në vitin 2010 dhe Spanjës në vitin 2014, Gjermania në këtë Botëror nuk kalon grupin, duke u larguar me turp, në një grup që e nisi keq me humbjen ndaj Meksikës, por që arriti të rikthehej pas fitores kundër Suedisë. Ndaj Koresë së Jugut dukej gjithçka kaq në rregull për "Pancerat", një nga ato fitore që cilësohen shpesh si të sigurta, një trepikësh i lehtë për të besuarit e Lëvit. Ndaj edhe ndeshja nis me një siguri absolute, një siguri e tepruar që më pas u kthye në ngërç për kampionët e botës. Pjesa e parë e ndeshjes do të jetë një monolog i gjatë i "Pancerave" me zonën e Hjun Uo Ço, ndërsa Koreja e Jugut do të kërkojë të pickojë me kundërsulm­in, madje edhe mund të kishte bërë dëm në dy momente me Son, që provon me çdo kusht të shënojë. Verner dhe Humels nga ana tjetër kishin të gjitha mundësitë për ta çuar Gjermaninë në avantazh në pushim të ndeshjes, por kjo nuk do të ndodhë. Pjesa e dytë do të jetë një rrethim i vërtetë. Gjermania shpërdor- on shumë, madje edhe raste të shkëlqyera shënimi si ai i Goreckës në minutën e 48- të apo si gjuajtja e Vernerit, që fluturon jashtë kuadratit. Në minutën e 65- të Koreja pretendon penallti, por kryesori Geiger ndëshkon Son për simulim. Më pas nis batareja gjermane. Të gjithë provojnë me radhë të shënojnë, ndërsa Koreja si gjithnjë në këtë sfidë, ngacmon me kundërsulm. Minutat e fundit të ndeshjes janë plot emocion. Lëv ka hedhur të gjithë sulmuesit në kërkim të golit të kualifikim­it, ndërsa Humels në të 88'- ën gabon në mënyrë të pabesueshm­e nga fare pranë portës. Totalisht në sulm dhe të shpërqendr­uar në mbrojtje, Gjermania pëson tronditjen e mad- he. Koreja shënon me Kim, gol që fillimisht anulohet, por pas këshillimi­t me VARin, amerikani Geiger e akordon, duke sjellë një gëzim të pabesueshë­m te koreanët dhe një gjëmë të madhe te gjermanët. Koha shtesë në "Kazan Arena" është e denjë për një tragjedi edipiane, kur Nojer ka braktisur portën në ndihmë të sulmit dhe Son ka të gjithë pasqyrën në dispozicio­n të tij për të shënuar golin e dytë. Nuk ka më kohë për Gjermaninë, Geiger vërshëllen tri herë, i jep fund të paimagjinu­eshmes. Gjermania kampione bote jashtë, Gjermania që mundon të kalojë fazën e parë të një Botërori për herë të parë që prej vitit 1938!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania