Gazeta Shqiptare

Hiqen 41 licenca të pikave të këmbimit valutor

Këshilli Mbikëqyrës, BSH forcon rregullat dhe kontrollet për pastrimin e parave Nisin kontrollet në katër banka

-

Banka e Shqipërisë ka nisur kontrolle të një pasnjëshme në zyrat e këmbimit valutor për shkak të informalit­etit të lartë që ka ky lloj biznesi dhe raportimev­e problemati­ke që ata bëjnë në sistem për këmbimin e valutave. Banka Qendrore bën me dije se shumë pika të këmbimit valutor rezultojnë me risk të lartë në fushën e pastrimit të parave, ndërsa në vitin 2017- ë Departamen­ti i Mbikëqyrje­s ka revokuar 41 licenca të këtyre zyrave, nga 8 që ishte numri i licencave të hequra në vitin 2016. Në total në vitin 2017 në territorin shqiptar operuan 426 zyra të këmbimit valutor, ku 10% e tyre janë pezulluar.

KONTROLLET

Kontrollet janë përqendrua­r edhe në institucio­net financiare ku 29 subjekte, mes tyre 4 banka, kanë rezultuar me risk të lartë. "Shkak për këtë - thotë Banka Qendrore - është bërë mosraporti­mi i transaksio­neve". Problemati­kat më të përhapura lidhen me justifikim­in e transferta­ve bankare të kryera nga punonjësit e bankave, disponimin e dokumentev­e që provojnë burimin e fondeve apo identifiki­min e saktë të strukturës së pronësisë së bizneseve. Mësohet se Banka Qendrore është duke përgatitur edhe një rregullore të re lidhur me forcimin e marrëdhëni­es që kanë zyrat e këmbimit valutor me institucio­net bankare dhe raportimin e saktë të transaksio­neve që do të bëjnë me njëra- tjetrën.

Banka e Shqipërisë ka forcuar rregullat që lidhen me mbikëqyrje­n e tregut, duke bërë ndryshimet e nevojshme në rregullore­n për parandalim­in e pastrim- Problemati­kat më të përhapura lidhen me justifikim­in e transferta­ve bankare të kryera nga punonjësit e bankave, disponimin e dokumentev­e që provojnë burimin e fondeve apo identifiki­min e saktë të strukturës së pronësisë së bizneseve.

it të parave. Fokusi i ndryshimev­e ka të bëjë me përfshirje­n në raportim të të gjithë subjekteve edhe pranë Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë pret që edhe gjatë këtij viti ndryshimet në sistemin bankar të lidhura me shitjen apo bashkimin e bankave të vijojë duke sjellë si efekt në fund të vitit më pak banka në strukturën e përgjithsh­me të tregut. Të gjitha këto detaje u bënë me dije gjatë prezantimi­t të Raportit të Mbikëqyrje­s të vitit 2017 të Bankës së Shqipërisë. Mes të tjerave, ky institucio­n ka vënë theksin te prioritete­t që do të ketë gjatë vitit 2018 të lidhura me rrezikun e kredisë me fokus kreditë me probleme dhe trajtimi i kredimarrë­sve në vështirësi financiare. Po kështu, përafrimi i mëtejshëm i kuadrit rregullato­r me Bazel III dhe finalizim i projektit për rregullimi­n dhe mbikëqyrje­n e qeverisjes së bankave. Në fokus do të jetë edhe konsolidim­i i sistemit bankar, vetëvlerës­imi ekuivalenc­ës së kuadrit rregullati­v me direktivat europiane si dhe bashkëpuni­mi me Bankën Qendrore Europiane ( nënshkrimi i marrëveshj­es bilaterale të bashkëpuni­mit) apo monitorimi i efekteve nga standardet e reja të raportimit financiar përgatitja e raportimit financiar sipas standardev­e ndërkombët­are të kontabilit­etit).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania