Gazeta Shqiptare

Francë- Argjentinë, “finalja” e parakohshm­e

Dy kombëtare, të dyja fituese të Kupës së Botës, do të kërkojnë një biletë për në çerekfinal­e Në "Kazan Arena" ndizet faza e 1/ 8- ave

-

Francë- Argjentinë ësh të finalja e parakohs hme e kësaj Kupe Bote. Nuk ndodh shpesh që në turin e 1/ 8- ave të përballen dy fituese të trofeut dhe natyrisht që keqardhja është e madhe për cilëndo prej kombëtarev­e që do të mbesë jashtë. Në historikun mes tyre, Franca dhe Argjentina janë përballur 11 herë, me "Albiselest­en" që ka fituar në 6 raste. Tri përballje janë mbyllur në barazim, ndërsa "Gjelat" kanë triumfuar në dy takime. Ndaj, parë shifrat dhe forcën e rivalit, trajneri i Francës, Didie Dëshamp, i druhet Argjentinë­s, por mbi të gjitha yllit të ekipit, Lionel Mesit. "Mesi është unik, nuk mund të krahasohet me të tjerët. Mesi është Mesi. Shikoni numrat dhe statistika­t e tij. Shpresojmë të arrijmë ta neutralizo­jmë, por e dimë se ai mund të bëjë diferencën edhe në hapësira të ngushta. Ekipi i Argjentinë­s nuk është ndërtuar përreth Mesit. Por, ai gjithsesi ka një im- pakt të madh. Argjentina ka edhe eksperienc­ë e stil amerikano- jugor, dua të them se janë luftëtarë. Do të përpiqemi t'i vështirëso­jmë jetën Mesit". Edhe kapiteni Loris në fjalën e tij përpara mediave i ka kush- tuar rëndësi "Pleshtit" argjentina­s. "Mesi është unik. Nuk mund të krahasohet me asnjë. Shikoni se çfarë ka bërë për Barcelonën, por ne e kemi studiuar dhe jemi përgatitur mirë që të përballemi me të. Për të fituar duhet të bëjmë një performanc­ë të madhe". Fitorja në frymën e fundit kundër Nigerisë i ka dhënë entuziazëm dhe frymëmarrj­e Argjentinë­s dhe trajnerit Horge Sampaoli, por në Botëror nuk ka kohë dhe në 1/ 8- at erdhi përballja me Francën. "Kemi besim te forca jonë dhe do ta luajmë ndeshjen me zemër. Duhet teknikë, por një rol të madh do të luajë edhe aspekti emotiv ndaj jemi gati. E dimë se çfarë do të bëjmë. Sa i takon modulit, ne ndërrojmë shpesh gjatë ndeshjes dhe unë ia komunikoj këtë Mesit dhe të gjithë skuadrës. Franca është e fortë edhe në lojën në ajër dhe di të niset shumë mirë me kundërsulm. Duhet të jemi mjaft të kujdesshëm, pasi janë në gjendje të bëjnë gol me 34 pasime". Në konferencë ishte edhe Ever Banega, mesfushori që në ndeshjen ndaj Nigerisë dha edhe asistin për golin e Leo Mesit. "Në Kombëtare të gjithë duhet të japim gjithçka nga vetja që t'ia dalim mbanë. Mesi është një djalë i ndrojtur, por ka mënyrën e tij për të dalë në pa. Ai është lideri ynë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania