Gazeta Shqiptare

Vdekja e gardistit, reagon Xhafaj: Jam i shokuar, humba një njeri të afërt

"Nuk kam koment për ngjarjen, po punojnë prokurorët dhe ekspertët përkatës" "Ishte djalë i shkëlqyer. Hienat e politikës të mos sulen mbi të ndjerin"

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e shoferit të tij, i cili sipas policisë është vetëvrarë me armën e shërbimit brenda makinë, në garazhin e Gardës së Republikës. Xhafaj shprehu dje ngushëllim­et për familjarët e 31- vjeçarit Shkëlzen Qordja, ndërsa theksoi se është i shokuar nga ngjarja, pasi ka humbur një njeri të afërt. Gjithashtu, ministri është shprehur se nuk ka asnjë koment për rrethanat e vdekjes së 31- vjeçarit, pasi sipas tij, janë prokurorët dhe ekspertët, ata që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq, kreu i Ministrisë së Brendshme u ka bërë apel mediave që të mos merren me akuza politike në lidhje me vdekjen e shoferit të tij, por të respektojn­ë dhimbjen e familjarëv­e të tij.

REAGIMI I FATMIR XHAFAJT:

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe të gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prehsh në paqe, i dashur Shkëlzen! Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot. Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si edhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime. Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre. Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojn­ë dhimbjen e prindërve, vëllezërve, të afërmve e miqve të tij. Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminder­it paraprakis­ht, kujtdo që do ta konsideroj­ë këtë apel njerëzor! "Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojn­ë dhimbjen e prindërve, vëllezërve, të afërmve e miqve të tij. Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen", u shpreh dje Xhafaj.

 ??  ?? Garda e Republikës ku ndodhi ngjarja
Garda e Republikës ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania