Gazeta Shqiptare

Vetëvrasja e shoferit të Xhafajt, reagon PD dhe Berisha: Është vrasje mafioze

"Garda dhe Ministria e Brendshme fshehën krimin"

-

TIRANË - Pas njoftimit të policisë se dyshohet që shoferi i ministrit të Brendshëm ka bërë vetëvrasje, ka reaguar ashpër Partia Demokratik­e, e cila ka qenë në një linjë me ish- kryeminist­rin Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat, PD u shpreh dje se ajo është një vrasje e pastër mafioze dhe se Garda dhe Ministria e Brendshme janë përpjekur për të fshehur provat. Në një status në "Facebook", Berisha shkroi dje: "Fillon qërimi i hesapeve midis familjeve mafioze të pushtetit! Ekzekutim mafioz i shoferit të familjes mafioze Xhafaj. Për të vdekurit ka vetëm ngushëllim­e për familjen dhe unë ngushëlloj familjen e viktimës!". Ndërkohë që në reagimin e saj, Partia Demokratik­e theksoi në deklaratën e saj se vetëvrasje nuk mund të bëhet me tre plumba dhe se për këtë arsye, ministri Xhafaj duhet të japë dorëheqjen që t'u hap rrugë hetimeve.

DEKLARATA E PD:

Sot Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardës së Republikës. Për dijeni të publikut, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafajt iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratik­e menjëherë sapo ne morëm informacio­nin. Që prej fillimit pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsë­drejti ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Policia private e Fatmir Xhafajt po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba. Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Theodhori Sollaku në mes të bulevardit në vitin 2003. Në njoftimin e vet, policia e Fatmir Xhafajt nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim! Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojm­ë tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafajt është e tipit mafioz, e kryer me silenciato­r. Me një polici që e kontrollon vetë, me një prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen!

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania